Bashkimi ka regjistruar fitore të thellë ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 84-63, të shtunën në palestrën “Sezair Surroi”.
Skuadra prizrenase dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë shumë hapësirë kundërshtarit për rikthim. Shannon Shorter ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke udhëhequr Bashkimin me 21 pikë të realizuara.
Te Sigal Prishtina, më efikasit ishin Elijah Clarance dhe Kahlil Dukes, të cilët shënuan nga 17 pikë secili, por pa arritur të shmangin humbjen e thellë.
Pas 18 xhirove në kampionat, Bashkimi renditet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Sigal Prishtina ndodhet në pozitën e katërt me 26 pikë.




