Në Kuvendin e partisë, Imri Ahmeti, ka kërkuar të largohet nga pozita e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Raportohet se Ahmeti ka kërkuar të lirohet nga kjo pozitë duke përmendur “angazhimet e shumta dhe faktin që është kryetar i Lipjanit”.
Paraprakisht, para mediave Ahmeti bëri të ditur se nuk do të jetë më në këtë pozitë.
“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se me këtë hap dëshiron të hapë rrugë edhe për gjeneratat e reja.




