Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, ka deklaruar Pllana.