By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë
June 9, 2023
ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën
June 9, 2023
Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?
June 9, 2023
Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri
June 9, 2023
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve
June 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si u bë Starlink i Elon Muskut aq i vlefshëm për Ukrainën
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Si u bë Starlink i Elon Muskut aq i vlefshëm për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Si u bë Starlink i Elon Muskut aq i vlefshëm për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 5:12 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Starlink i Elon Muskut është një rrjet i përbërë prej mbi 2.000 satelitëve, të cilët sillen rreth Tokës duke komunikuar me mijëra marrës poshtë në terren. Ai është aktivizuar nëpër Ukrainë në fund të shkurtit, pasi shërbimet e internetit u ndërprenë për shkak të pushtimit nga Rusia.

Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.


Në fund të shkurtit, teksa pushtimi nga Rusia ndërpreu shërbimet e internetit në Ukrainë, zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, i shkroi në Twitter miliarderit amerikan, Elon Musk, për t’i kërkuar aktivizimin e Starlink-ut, apo plejadës së madhe dhe gjithnjë e në rritje të SpaceX për ofrim të internetit. Musk shpejt i ktheu përgjigje: “Shërbimi i Starlink-ut tani është aktiv në Ukrainë. Marrës të tjerë janë nisur”.
Në fund të shkurtit, teksa pushtimi nga Rusia ndërpreu shërbimet e internetit në Ukrainë, zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, i shkroi në Twitter miliarderit amerikan, Elon Musk, për t’i kërkuar aktivizimin e Starlink-ut, apo plejadës së madhe dhe gjithnjë e në rritje të SpaceX për ofrim të internetit.

Musk shpejt i ktheu përgjigje: “Shërbimi i Starlink-ut tani është aktiv në Ukrainë. Marrës të tjerë janë nisur”.

Shumë njerëz në Perëndim besonin se forcat ruse do ta merrnin vendin lehtësisht në dorë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, e pushtoi Ukrainën. Por, ushtarët dhe civilët ukrainas organizuan një rezistencë shpesh të improvizuar dhe mjaft efektive për t’iu kundërvënë forcave të Moskës. Një improvizim i tillë ka qenë përdorimi i fluturakeve të telekomanduara, të njohura si dronë, siç është ky DJI Matrice 300 i modifikuar. I lidhur me një satelit Starlink, ai i mundëson njësiteve ukrainase të artilerisë t’i godasin pozicionet ruse duke lëshuar municione kundërtank, shpesh pa zhurmë dhe natën.
Shumë njerëz në Perëndim besonin se forcat ruse do ta merrnin vendin lehtësisht në dorë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, e pushtoi Ukrainën. Por, ushtarët dhe civilët ukrainas organizuan një rezistencë shpesh të improvizuar dhe mjaft efektive për t’iu kundërvënë forcave të Moskës.

Një improvizim i tillë ka qenë përdorimi i fluturakeve të telekomanduara, të njohura si dronë, siç është ky DJI Matrice 300 i modifikuar. I lidhur me një satelit Starlink, ai i mundëson njësiteve ukrainase të artilerisë t’i godasin pozicionet ruse duke lëshuar municione kundërtank, shpesh pa zhurmë dhe natën.

Pjesëtarët e grupit mobil të 72-të të Zaporizhjasve të Zinj të Ukrainës për vëzhgim ajror, duke pozuar me “bombarduesin” e tyre DJI Matrice 300.
Pjesëtarët e grupit mobil të 72-të të Zaporizhjasve të Zinj të Ukrainës për vëzhgim ajror, duke pozuar me “bombarduesin” e tyre DJI Matrice 300.
Satelitët Starlink duke kaluar mbi Tres Piedras, Nju-Meksiko, SHBA. Starlink është krijuar me idenë për të ofruar lidhje interneti në vendet ku mungon infrastruktura e telekomunikimit, si për shembull në det, në lokacione të izoluara larg qyteteve, apo në vende ku qeveritë kufizojnë qasjen në internet. Por, Starlink po ashtu është bërë ndihmë e madhe teksa Ukraina po lufton kundër forcave të Moskës. Teksa SpaceX po i paguan vetë faturat, në Twitter dhe në media është zhvilluar një debat për gatishmërinë e SpaceX për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar pagesën e shërbimeve.
Satelitët Starlink duke kaluar mbi Tres Piedras, Nju-Meksiko, SHBA.

Starlink është krijuar me idenë për të ofruar lidhje interneti në vendet ku mungon infrastruktura e telekomunikimit, si për shembull në det, në lokacione të izoluara larg qyteteve, apo në vende ku qeveritë kufizojnë qasjen në internet. Por, Starlink po ashtu është bërë ndihmë e madhe teksa Ukraina po lufton kundër forcave të Moskës.

Teksa SpaceX po i paguan vetë faturat, në Twitter dhe në media është zhvilluar një debat për gatishmërinë e SpaceX për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar pagesën e shërbimeve.

Një marrës i Starlink-ut shihet në një qendër mobile të aplikimit për pasaporta në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 29 shtator. Teksa sulmet ruse me raketa, me dronë dhe me artiljeri ndaj infrastrukturës energjetike i kanë lënë shumë fshatra, qyteza dhe qytete ukrainase pa rrymë, marrësit e Starlink-ut janë jetikë për lidhjen e Ukrainës me botën e jashtme.
Një marrës i Starlink-ut shihet në një qendër mobile të aplikimit për pasaporta në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 29 shtator.

Teksa sulmet ruse me raketa, me dronë dhe me artiljeri ndaj infrastrukturës energjetike i kanë lënë shumë fshatra, qyteza dhe qytete ukrainase pa rrymë, marrësit e Starlink-ut janë jetikë për lidhjen e Ukrainës me botën e jashtme.

Dy këlyshë duke pushuar pranë një marrësi të Starlink-ut, afër qytezës së porsaçliruar të Limanit. Sistemi, megjithatë, nuk është pa kufizimet e veta, siç është lokalizimi i tij gjatë funksionimit, një fakt që mund të çojë në sulme të shënjestruara ndaj përdoruesve të tij. Pak pasi marrësit e parë u dorëzuan në fillim të marsit, Musk shkroi në Twitter: “Ndizeni Starlink-un vetëm kur keni nevojë dhe vendoseni antenën sa më larg njerëzve që të jetë e mundur”.
Dy këlyshë duke pushuar pranë një marrësi të Starlink-ut, afër qytezës së porsaçliruar të Limanit.

Sistemi, megjithatë, nuk është pa kufizimet e veta, siç është lokalizimi i tij gjatë funksionimit, një fakt që mund të çojë në sulme të shënjestruara ndaj përdoruesve të tij. Pak pasi marrësit e parë u dorëzuan në fillim të marsit, Musk shkroi në Twitter: “Ndizeni Starlink-un vetëm kur keni nevojë dhe vendoseni antenën sa më larg njerëzve që të jetë e mundur”.

Ushtarët ukrainas duke u stërvitur me një dron DJI Mavic 3. Forcat e Moskës po përpiqen të pengojnë lidhjen në internet nga hapësira, duke përdorur bllokues valësh. Megjithatë, sipas SpaceX, është lëshuar një përditësim softueri për Starlink-un, që mundësojnë shmangien e bllokuesve të valëve dhe shpenzime më të vogla të energjisë.
Ushtarët ukrainas duke u stërvitur me një dron DJI Mavic 3.

Forcat e Moskës po përpiqen të pengojnë lidhjen në internet nga hapësira, duke përdorur bllokues valësh. Megjithatë, sipas SpaceX, është lëshuar një përditësim softueri për Starlink-un, që mundësojnë shmangien e bllokuesve të valëve dhe shpenzime më të vogla të energjisë.

Më 14 tetor, CNN raportoi se SpaceX i kishte kërkuar ushtrisë amerikane që t’i mbulonte kostot në emër të qeverisë ukrainase. Musk shkroi në Twitter më 14 tetor se SpaceX nuk mund të paguante “pafundësisht” për rrjetin. Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Ukraina do të gjente një zgjidhje, për të siguruar vazhdimin e shërbimeve të internetit nga Starlink. Podolyak shkroi në Twitter më 14 tetor se, i pëlqeu dikujt apo jo, Musk “na ka ndihmuar të mbijetojmë momentet më kritike të luftës”.
Më 14 tetor, CNN raportoi se SpaceX i kishte kërkuar ushtrisë amerikane që t’i mbulonte kostot në emër të qeverisë ukrainase. Musk shkroi në Twitter më 14 tetor se SpaceX nuk mund të paguante “pafundësisht” për rrjetin.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Ukraina do të gjente një zgjidhje, për të siguruar vazhdimin e shërbimeve të internetit nga Starlink. Podolyak shkroi në Twitter më 14 tetor se, i pëlqeu dikujt apo jo, Musk “na ka ndihmuar të mbijetojmë momentet më kritike të luftës”.

Një raketë Falcon 9 e SpaceX-it, e ngarkuar me satelitë Starlink, duke u nisur nga Kepi Kanaveral në Florida, SHBA, në janar. Më 15 tetor, Musk tërhoqi publikisht kërkesën e tij për ndihmë për financim, duke thënë: “Pavarësisht se Starlink ende po humb para dhe se kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapaguesish, ne thjesht do të vazhdojmë ta financojmë qeverinë e Ukrainës pa pagesë”.
Një raketë Falcon 9 e SpaceX-it, e ngarkuar me satelitë Starlink, duke u nisur nga Kepi Kanaveral në Florida, SHBA, në janar.

Më 15 tetor, Musk tërhoqi publikisht kërkesën e tij për ndihmë për financim, duke thënë: “Pavarësisht se Starlink ende po humb para dhe se kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapaguesish, ne thjesht do të vazhdojmë ta financojmë qeverinë e Ukrainës pa pagesë”.

Fluturimi i satelitëve të Starlink 5 afër Berlinit, më 20 prill. Më 17 tetor, Musk shkroi sërish në Twitter, duke njoftuar: “Në rregull, do të shtojmë një opsion për donacione për Starlink-un”. SpaceX po humb përafërsisht 20 milionë dollarë në muaj nga shërbimi i papaguar dhe kostot e lidhura me masat e sigurisë për mbrojtje kibernetike, por “ne do të vazhdojmë ta ofrojmë falas”, shkroi Musk. Megjithatë, mediat raportojnë se edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë pagimin e Starlink për t’i ndihmuar Ukrainës.
Fluturimi i satelitëve të Starlink 5 afër Berlinit, më 20 prill.

Më 17 tetor, Musk shkroi sërish në Twitter, duke njoftuar: “Në rregull, do të shtojmë një opsion për donacione për Starlink-un”. SpaceX po humb përafërsisht 20 milionë dollarë në muaj nga shërbimi i papaguar dhe kostot e lidhura me masat e sigurisë për mbrojtje kibernetike, por “ne do të vazhdojmë ta ofrojmë falas”, shkroi Musk.

Megjithatë, mediat raportojnë se edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë pagimin e Starlink për t’i ndihmuar Ukrainës.

You Might Also Like

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Politologu Mujanoviq i pergjigjet Brnabiq per kritkat ndaj Escobar

Kosova Times Kosova Times December 14, 2022
Mikpritësit e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, arrijnë nesër në Kosovë
Kryeministri Kurti uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve |
Pamjet e marrjes në pyetje të Daria Trepova, e dyshuar për vrasjen e “korrespondentit ushtarak” Vladlen Tatarsky
Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?