By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
Lajme

Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë

Kosova Times
Last updated: 2026/02/03 at 12:27 PM
Kosova Times Published February 3, 2026
Share
SHARE

Nga Ylli Pata

Behgjet Pacolli, ish-Presidenti dhe ish-zv.kryeministri i Kosovës, një nga personazhet më të njohura në trevat shqiptare edhe si pasojë e qënies si sipëmarrësi më i famshëm, ka folur në një intervistë për TemA, menjëherë pas daljes së emrit të tij në të ashtuquajturat dosje Epsteian. Zoti Pacolli, në një intervistë ekskluzive flet edhe për çështjen e polemikave për aeroportit të Vlorës, si dhe për çështjet politike të brendshme dhe rajonale….

 

Zoti President, ka dy ditë që është përfolur në lidhje me rastin Epstein de ju keni folur, ku natyrisht i keni kundërshtuar, por si mendoni ju pse ndodh ku sulm ndaj jush?

Lidhur me aludimet që po qarkullojnë në media, dua të jem i qartë: nuk kam pasur asnjë dijeni dhe asnjë përfshirje në çështje që lidhen me persona apo raste të përmendura së fundmi. Nuk kam asnjë informacion konkret dhe nuk kam qenë pjesë e asnjë zhvillimi të tillë. Qe dikush i ka thene dikujt “shiqo kush eshte BP” kete nuk kam mund, nuk mundem dhe nuk do te mundem asnjëherë ta evitoj.

Tashmë telenovela e aeroportit të Vlorës e ka humbur shkëlqimin mediatik, por ama ka ende qasje të rëndësishme politik që ja vlen t kthehemi. Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit se “Fjalët janë thyer tashmë, po shpresojnë të respektohen afatet ligjore”. Doja t’ju pyesja çfarë ka ndodhur ndërmjet jush dhe kryeministrit?

Sa i përket aeroportit, nuk kam premtuar asnjëherë asgjë që bie në kundërshtim me afatet e përcaktuara në kontratën që MABCO ka me shtetin shqiptar. Si kompani ndërkombëtare, MABCO shquhet pikërisht për përpikmërinë dhe respektimin rigoroz të çdo afati ligjor dhe kontraktual. Kjo ka qenë dhe mbetet qasja jonë në çdo projekt që realizojmë. E nese rrugës dikush do të pengojë duke shfrytëzuar institucionet, prapë unë nuk mund të bëhem magjik!

 

Zoti Pacolli Presidenti Trump e ka thirrur Kosovën pore dhe Shqipërinë në Bordin e Paqes, si e konsideroni ju këtë zhvillim, duke pasur parasysh dhe frekuentimet tuaja në mjedisin e Presidentit të SHBA?

Sa i përket zhvillimeve ndërkombëtare, e konsideroj nismën e Presidentit Trump si një përpjekje serioze për të adresuar sfida të mëdha globale përmes dialogut dhe qasjeve pragmatike. Megjithatë, duhet pranuar se vende si Kosova dhe Shqipëria kanë kapacitete të kufizuara ekonomike dhe nuk mund të mbajnë barrë financiare që tejkalojnë realitetin e tyre ekonomik. Kontributi i tyre duhet parë në kontekstin e rolit politik, diplomatik dhe human, jo përmes pritshmërive jorealiste financiare.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi para disa ditësh se kërkojmë nga SHBA se së bashku me paketën e paqes në Ukrainë do të duhet të diskutojmë edhe për Ballkanin. Ju si një njohës i mjediseve në Rusi, ngaqë keni punuar dhe frekuentuar disa nga qarqet, si e konsideroni, a mud të prekë kjo Kosovën?

Në lidhje me Ballkanin, mbështes qartë orientimin euro-atlantik të rajonit. Perëndimi mbetet garancia kryesore për stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë afatgjatë. Çdo forcim i bashkëpunimit me partnerët perëndimorë sjell avantazhe konkrete për paqen dhe investimet, ndërsa çdo alternativë tjetër historikisht ka prodhuar pasiguri dhe stagnim.

Ju jeni një sipërmarrës i sukseshëm dhe shqiptari më i famshëm në botë në historinë e biznesit. A e shikoni të mundshme rikthimin në politikë?

Sa i përket Kosovës, unë kam besuar gjithmonë se kontributi më i qëndrueshëm për vendin tim vjen nga ndërtimi i vlerës ekonomike dhe nga suksesi në sipërmarrje. Një biznesmen i suksesshëm krijon punësim, besueshmëri ndërkombëtare dhe ura bashkëpunimi që shpesh politika nuk arrin t’i ndërtojë. Mbështetja ime për Kosovën ka qenë dhe mbetet e vazhdueshme, e bazuar në veprime reale qe motivojne zhvillim real dhe jo në deklarata boshe me të cilat qytetarët janë ngopur. Vetëm me dëshirë,  kreativitet dhe guxim të madh për të vepruar ( punuar) arrin të ndryshosh çdo gjë për të mirë./

INTERVISTA/ Behgjet Pacolli flet për TemA pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë – Politika

You Might Also Like

Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen

Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë

Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror

Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

Në pranga katër të dyshuarit për përleshjen në Fushë Kosovë

Kosova Times February 3, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kapet në Morinë 55-vjeçari serb i kërkuar nga Gjermania për krime ekonomike

Kosova Times Kosova Times September 2, 2025
Maqedonci thotë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO
Pioli para derbit me Interin: Një mundësi për t’u ringritur
Policia shqiptoi 1960 gjoba trafiku për 24 orë
Bie mbi punëtorët një pjesë e urës në Lochem të Holandës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?