By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kujton masakren e vitit 2000 në Mitrovicë: Kosova nuk harron asgjë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti kujton masakren e vitit 2000 në Mitrovicë: Kosova nuk harron asgjë!
Ballina 1Lajme

Kurti kujton masakren e vitit 2000 në Mitrovicë: Kosova nuk harron asgjë!

Kosova Times
Last updated: 2026/02/03 at 10:56 PM
Kosova Times Published February 3, 2026
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 26-vjetorin e spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, duke e cilësuar atë si një krim të kryer nga shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”.

 

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “nën kërcënimin e armëve dhe vdekjes, mijëra shqiptarë u dëbuan dhunshëm prej shtëpive të tyre për në jug të lumit Ibër”. Ai kujtoi se, gjatë këtij aksioni kriminal u vranë dhjetë shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë.

Ai ka përmendur me emra viktimat e asaj nate, duke theksuar se ishin nga 13 deri në 65 vjeç, dhe ka nënvizuar se spastrimi etnik ndodhi vetëm shtatë muaj pas çlirimit të Kosovës, në të vetmen pjesë që, sipas tij, “ende nuk ishte çliruar plotësisht”.

“Sot, 26 vite më pas, i kujtojmë me dhimbje dhe me nderime të vrarët e asaj nate: Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Ata ishin nga 13 vjeç më i riu, deri 65 vjeç më i moshuari” ka shkruar Kurti.

Ai ka potencuar se gjatë shkurtit të vitit 2000, Serbia arriti të dëbojë nga Mitrovica 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë, “përkundër pranisë së forcave paqeruajtëse dhe administratës ndërkombëtare”.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se drejtësia për këtë rast ende nuk është vënë plotësisht në vend dhe se nevojitet kohë, përkujdesje shtetërore dhe solidaritet që viktimat të rehabilitohen nga dëmet dhe pasojat e pësuara.

Sipas Kurtit, për vite me radhë të dëbuarit nuk arritën të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre, ndërsa vetëm vitet e fundit ka filluar kthimi i tyre pas shtrirjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit. Ai ka theksuar se “mbi 150 shtëpi janë ndërtuar dhe rindërtuar në katër komunat veriore të Kosovës gjatë katër viteve të fundit”, duke përmendur edhe rastin e Mustafë Behramit, i cili në vitin 2024 u kthye për të jetuar me familjen e tij në një shtëpi të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Në deklaratën e tij, Kurti ka shkruar se sot në Mitrovicë jetojnë bashkë dhe lirshëm qytetarë të të gjitha komuniteteve, duke theksuar se Kosova është shtet demokratik që nuk diskriminon dhe i trajton të gjithë njësoj.

“Nuk harron asgjë dhe askë, asnjëherë”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se veprimet e Qeverisë në veri duhet të lexohen në sfondin e ngjarjeve të shkurtit 2000 në Mitrovicë dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

““Çdo veprim i Qeverisë së Republikës së Kosovës në veri duhet lexuar duke e ruajtur në sfond historinë e shkurtit 2000 në Mitrovicë, po aq sa edhe sulmin terrorist në Banjskë, me synim aneksimin e territorit”, ka shkruar ai.

Kurti ka theksuar se në këtë përvjetor, Kosova i kujton dhe i nderon të rënët, mbështet të plagosurit dhe të dëbuarit, “për drejtësi, për paqe dhe për historinë dhe ardhmërinë e Kosovës”.

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times February 3, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në vend, i ndryshueshëm gjatë gjithë javës

Kosova Times Kosova Times September 29, 2025
Një tërmet e ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Moska dhe Minsku bllokuan zgjedhjen e Estonisë si kryetare e OSBE-së
Molliqaj kritikon Kurtin: Refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, por e pranoi në villën e Titos
Ish zyrtari policor merr pagën nga institucionet dhe fyen shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?