RTM2
Në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt” në Maqedoni të Veriut, janë regjistruar 646 kundërvajtje, që paraqet një ulje drastike krahasuar me 120 mijë kundërvajtje gjatë periudhës testuese. Për kalim në semafor të kuq janë konstatuar 64 kundërvajtje, shumica në territorin e Shkupit – 35 raste.
Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë regjistruar 582 kundërvajtje, prej të cilave 445 në Shkup, 36 në Tetovë, 31 në Kumanovë dhe 70 në Korridoret 8 dhe 10.
Janë shqiptuar 101 ndalesa për drejtimin e automjetit, mbi bazën e këtyre dy llojeve të kundërvajtjeve, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qytetarët shprehen të kënaqur dhe shpresojnë se gradualisht do të përmirësohet kultura e komunikacionit në vend, raporton RTM2.



