By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti në Podujevë, dështim i sistemit në trajtimin e të miturve recidivistë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti në Podujevë, dështim i sistemit në trajtimin e të miturve recidivistë
Ballina 1Lajme

Rasti në Podujevë, dështim i sistemit në trajtimin e të miturve recidivistë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 8:21 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Rasti i ndodhur në Podujevë, ku një 18-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një sulmi brutal nga dy të mitur, e ka tronditur opinionin në vendin tonë. E pikërisht ky rast është trajtuar në një panel në kuadër të magazinës ‘Info Plus’ në RTK, me Yll Zekajn-avokat, Lavdim Makshanën nga IKD dhe Bekim Selishtën-sociolog.

Panelistët konstatuan se në shumicën e rasteve ku po ndodhin vepra të tilla penale, po shihet se kanë dështuar të gjitha hallkat e sistemit.

Avokati Yll Zekaj ka thënë se si shoqëri dhe institucione kemi dështuar në adresimin e duhur të këtyre çështjeve. Sipas tij, dështimi ka të bëjë në dy faza: atë të preventivës dhe të risocializimit.

“Kemi të bëjmë me një recidivist, ku shihet se dënimet e mëhershme nuk e kanë arritur qëllimin e vet. Kemi të bëjmë me të mitur përgjegjësia penale e të cilëve adresohet përmes Kodit të Drejtësisë për të mitur, e që dallon në mënyrë thelbësore nga të rriturit që janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale. Dallon edhe për nga lartësia e veprës por edhe nga qëllimi i dënimit. Derisa tek të rriturit nuk është vetëm risocializimi i tyre por edhe si një formë një përgjigje të shoqërisë për veprën që e kanë kryer, tek të miturit kemi ekskluzivisht risocializimin dhe edukimin e tyre në forma të ndryshme”, ka thënë Zekaj.

Sipas tij, ne si shtet, po dështojmë ta zbatojmë qëllimin e dënimit dhe në fund po del se edhe ata që janë dënuar paraprakisht po janë përsëritës të veprës.

“Një person me 9 vepra penale, i cili i ka mbajtur burg 3 vite e gjysmë në institucionet edukuese, po shihet se ato institucione nuk kanë arritur të zbatojnë qëllimin e atij dënimi. Pra, ne nuk po merremi me preventivën, nuk merremi me risocializimin e këtyre të miturve, por po merremi në fund vetëm me pasojat dhe po shikojmë të gjejmë pastaj gabimet”, ka shtuar ai.

Sa i përket deklaratës së parë të policisë, e cila rastin e ndodhur në Podujevë e raportoi fillimisht si ‘therje me thikë’, avokati Zekaj ka thënë se jo rrallë herë ndodhë që deklaratat e hershme të policisë të jenë të pasakta.

“A ndodhë kjo për shkak të gabimeve teknike të policisë apo për qëllime të tjera i mbetet Inspektoratit të Policisë që ta vërtetojë një gjë të tillë. Shpesh ndodh që të kemi deklarata të ngutshme dhe jepen të pavërteta. Është mirë që policia të mos ngutet me deklarata sepse kjo mund të dëmtojë hetimet”, ka theksuar Zekaj.

Ndërkaq, Lavdim Makshana nga Instituti Kosovar për Drejtësi, ka thënë se gjatë shekullit 20 dhe 21 dënimet në raport me të miturit kanë ndryshuar.

“Në rastet kur kryerësit e veprave penale janë të miturit qëllimi i dënimit nuk është vetëm karakteri represiv i tij, por në një farë mënyre risocializimi dhe ta riedukim”, ka thënë ai.

Sipas tij rasti i fundit që është iniciuar nga Prokuroria në Prishtinë për vrasje, maksimumi që mund të dënohen kryerësit e veprës është 5 vjet. Sipas Makshanës, në adresimin e këtij rasti kanë dështuar të gjitha hallkat e shoqërisë, duke filluar nga familja, shkolla, rrethi shoqëror,  e në fund shteti.

“Si është e mundur që njëri prej të dyshuarve ka qenë recidivist, pra nga qëllimi i dënimit për ta risocializuar ne e kemi prodhuar një kryerës të ri. Ka dështuar që të risocializohet kryerësi i veprës penale”, ka theksuar Makshana.

E për sociologun Bekim Selishta gjëja më e rëndësishme është parandalimi i problemeve se sa shqiptimi i dënimit.

“Te ne punojmë pak për parandalimin. Disa herë e kam potencuar se vendet e rajonit dhe vendet e BE-së i kanë rikualifikuar sociologët, që të jenë në shkolla e në institucione të ndryshme. Në Qendrat Sociale që merren me trajtimin e fëmijëve pa prindër apo me prindër të ndarë, ata trajtohen nga një jurist, një ekonomist apo dikush tjetër. Pra edhe trajtimin ua bëjmë gabimisht. Nuk mund t’i trajtojë këto probleme psikologu sepse aty nuk ka të bëjë me probleme mentale, por ka të bëjë me relacionin ndërshoqëror dhe kjo është pjesë e sociologut. Doktor i shoqërisë është sociologu e jo psikologu”, ka thënë Selishta.

Te rasti konkret, sipas tij, shihet që njëri prej të miturve ka qenë kryerësi i 9 veprave dhe për të ardhmen ai është një super rrezik për shoqërinë.

Ai ka thënë se institucionet kanë dështuar në shumë segmente, teksa ka thënë se largimi i lëndës së sociologjisë nga shkollat ka qenë gabim.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni i OVL-UÇK-së pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj

Kosova Times Kosova Times July 29, 2025
Murphy pas vizites se entitetit serb: “Ndoshta eshte koha qe politikanet te fillojne te degjojne” (VIDEO)
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
Bajqinovci: Policia serbe po e plaçkit mërgatën në kufirin e Bërnjakut
Vrasje e rëndë në Baincë, mbi varrin e viktimës mbjellet misër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?