By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Britania me sanksione të reja kundër figurave kyçe të Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja dhe Britania me sanksione të reja kundër figurave kyçe të Hamasit
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Britania me sanksione të reja kundër figurave kyçe të Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 8:27 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për sanksione të reja ndaj figurave të Xhihadit Islamik Palestinez dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Ky është vendimi i tyre i fundit i koordinuar sa i përket ngrirjes së aseteve dhe vendosjes së ndalesave për udhëtim, që kanë më shënjestër luftëtarët e grupeve rajonale.

Pesë “figura kyçe” dhe një entitet, që thuhet se janë të përfshirë në udhëheqjen dhe financimin e rrjeteve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, janë sanksionuar, tha Qeveria britanike.

Masat “do të ndihmojnë në ndërprerjen e fondeve që mbështesin këto grupe terroriste, përfshirë nga Irani”, u tha në njoftim.

Shtetet perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Hamasit dhe aleatëve të tij që kur ky grup palestinez kreu sulmin e paprecedent ndaj Izraelit më 7 tetor.

Luftëtarët e Hamasit vranë 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 pengje. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

“Këto sanksione dërgojnë mesazh të qartë te Hamasi se Britania dhe partnerët tanë janë të përkushtuar që të sigurohemi që nuk do të ketë vende për t’u fshehur këto aktivitete financuese për terroristët”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, përmes një deklarate.

Britania dhe ShBA-ja kanë njoftuar për disa runde sanksionesh të koordinuara që nga fundi i vitit të kaluar. Sanksionet kanë shënjestruar Hamasin dhe Iranin, që mbështet këtë grup radikal palestinez.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe Zuheir Shamlakh, që sipas Londrës, që nga viti 2019, ai ka reputacionin si “këmbyesi kryesor i parave” për Hamasin.

Sipas Britanisë, ai është figura kyçe që ka zhvendosur operacionet e grupit në kriptovaluta dhe kishte shfrytëzuar monedhat digjitale dhe sistemet jozyrtare të transferimit të parave “për të dërguar shuma të mëdha parash nga Irani te Hamasi”, para 7 tetorit, tha Londra.

Po ashtu është sanksionuar Ahmed Sharif Abdallah Odeh që dyshohet se është operatori kyç i rrjetit financiar të Hamasit dhe Ismail Barhoum, anëtar i byrosë politike në Gaza.

Hassan Al-Wardian, që thuhet se është lider i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe Jamil Yusuf Ahmad Aliyan, zyrtar i lartë i Xhihadit Islamik Palestinez në Gazë, sipas Britanisë, janë në listën e sanksioneve.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara

Kosova Times Kosova Times May 17, 2025
Buxheti i miratuar i mbrojtjes i SHBA-së ndau 300 milionë dollarë për të mbështetur Ukrainën
Kërcënimet e reja bërthamore të Putinit – vetëm zhurmë?
Gati gjysmë shekulli në skenë: “Flauti më bëri kjo që jam”
Putini gënjen qytetarët e tij se Evropa nuk ka as energji elektrike dhe as ngrohje (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?