By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit
Lajme

Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/23 at 7:19 PM
Kosova Times Published January 23, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi, është shprehur pro organizimit të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, teksa ka thënë se mbetet prapa qëndrimit të saj kundër një Asociacioni të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

“Konsideroj se në veri të vendit tonë duhet të organizojmë zgjedhje lokale dhe popullata shumicë serbe të marrë pjesë dhe të vendosë për jetën e tyre dhe kë do të votojë. Ne si qeveri nuk jemi imponuar atje për të vendosur njerëzit tanë për kryetar të komunave, por është dashur ta respektojmë rregullativën ligjore, në mënyrë që institucionet të funksionojnë. Tani të shohim si do shkojë procesi i peticionit për largimin e kryetarëve. Për momentin i gjithë procesi është te KQZ-ja, por duhet t’u ofrojmë serbëve atje mundësinë që të vendosin se kë do të votojnë”, ka theksuar Rexhepi në një intervistë për magazinën “Info Plus” në RTK.

Duke folur për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo ka thënë se si qeveri janë duke punuar për të mos lejuar krijimin e një ‘shteti brenda shtetit’. Rexhepi thotë se ndonëse partnerët amerikanë dhe evropianë japin garancë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, drafti i paraqitur nga pala evropiane ofron një bazë të fortë për themelimin e një shteti brenda shtetit.

“Tani pasi jemi liruar faktikisht në rrugëtimin drejt BE-së, ku  qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm, procesi i Asociacionit është më pak i rëndësishëm. Unë përfaqësoj tezën që nuk mund të krijojmë shtet brenda shtetit, duke pasur parasysh eksperiencën në Bosnjë e Hercegovinë, ku Republika Srbska ende e ngec procesin drejt BE-së, e pse ta bëjmë këtë në shtetin tonë. Po ashtu, dhënia e privilegjeve vetëm për një popull që të krijojë Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar”, ka shtuar zëvendëskryeministrja.

Ajo ka thënë se kjo nuk do të thotë që ajo është kundër integrimit të serbëve, pasi edhe ata kanë të drejtën të jetojnë në Kosovë dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, por sipas saj kjo nuk ua jep të drejtën të shkelin popujt tjerë ose nuk ua jep të drejtën të ndajnë një pjesë të territorit të vendit.

“Nëse keni një pushtet të madh ekzekutiv dhe këto autorizime janë të jashtëzakonshme gjatë veprimit tuaj, ju me kohë mund të organizoni referendum dhe të ndaheni nga ai shtet. Konsideroj se është më mirë që tani si parandalim të jemi të vëmendshëm dhe mendoj se ajo  çfarë po bën kryeministri Kurti është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk është as kundër serbëve as kundër shqiptarëve. Ne, mbi të gjitha duhet të mendojmë fillimisht si kosovar, e më pas të ndahemi sipas grupacioneve etnike që u takojmë”, ka nënvizuar Rexhepi.

Ajo ka folur edhe për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe organizatës ndërkombëtare ICO me seli në Londër, përmes së cilit synohet mbështetja qeveritare ndaj komuniteteve jo shumicë në shumë fusha.

Rexhepi tha se në vitet 2024-2030, planifikohet të investohet rreth 300 milionë euro për komunitetet jo shumicë.

“Ka qenë një projekt goxha kërkues, ku kemi punuar më shumë se një vit e gjysmë me organizatën ndërkombëtare ICO. Planifikojmë të mbështesim komunitetet joshumicë nga Leposaviqi e deri në Dragash. Falënderoj kryeministrin Kurti i cili më ka mbështetur në këtë projekt, i cili do të krijojë mundësi të investimeve nga viti 2024 deri në vitin 2030. Ky projekt synon stabilizimin e komuniteteve joshumicë dhe rimëkëmbjen e tyre ekonomike në shtetin ku jetojnë. Në këtë projekt janë të përfshirë të gjitha komunitetet: serbët, boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë, romët, egjiptianët”, ka thënë Rexhepi.

Sipas saj qëllimi i këtij projekti është që me aktivitetet e qeverisë të nxitet zhvillimi ekonomik e të hapen vende të reja puna, ku do të punësohen qytetarët e komuniteteve joshumicë dhe kësisoj të ndalet procesi i migrimit të qytetarëve dhe të sigurohet ekzistenca e familjeve të tyre.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times January 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dështon takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit në Bruksel

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Shefi i EULEX viziton Prokurorinë Speciale: Mbështes punën e prokurorëve
Një vrimë 10 metra gëlltiti makinen: Kaos në Romë, policia mbylli rrugën
Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”
Maqedonci sqaron çështjet e shërbimit të ushqimit në FSK: masa emergjente për zgjidhje afatgjate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?