By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja po shqyrton shitjen e aseteve austriake të miliarderit Deripaska te Raiffeisen Bank
October 3, 2025
Të paktën 60 rekrutë të vrarë në Oblastin Kursk
October 3, 2025
Masat e reja ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa. Deri në 10% parashikohet…
October 3, 2025
Handikos: Vonesa e paqartësi në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse
October 3, 2025
Ulutash merr komandën e KFOR, Osmani ripotencon anëtarësimin në NATO
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anëtarësimi i Kosovës sivjet, simbolikë domethënëse në 75-vjetorin e themelimit të KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Anëtarësimi i Kosovës sivjet, simbolikë domethënëse në 75-vjetorin e themelimit të KiE
Lajme

Anëtarësimi i Kosovës sivjet, simbolikë domethënëse në 75-vjetorin e themelimit të KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 7:05 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Delegacioni i Republikës së Kosovës, në krye me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, po vazhdon vizitën zyrtare në Këshillin e Evropës (KiE), në Strasburg të Francës.

Në ditën e dytë të vizitës, Kryetari Konjufca dhe delegacioni i Kosovës kanë marrë pjesë në një seri takimesh të rëndësishme me përfaqësues të KiE-së. Këto takime kanë ofruar një platformë të vlefshme për të lobuar për anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një nga takimet kyçe të zhvilluara sot ishte me Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos dhe Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), Despina Chatzivassiliou.

Gjatë takimit Kryetari Konjufca shprehu falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe e uroi z.Roussopoulos për emërimin e tij. Ai shprehu urimet më të sinqerta për suksesin e tij në detyrën e Presidentit dhe theksoi dëshirën për bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm në të ardhmen.

Gjithashtu, Kryetari Konjufca dhe delegacioni i Kosovës përmendën të arriturat në reformën e drejtësisë, masat kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ata theksuan rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar përfshirjen dhe barazinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryetari Konjufca u takua edhe me Davor Ivo Stier, Kryetar i ri i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), me të cilin pati diskutime të frytshme për rëndësinë e integrimit të Kosovës në strukturat e KiE-së dhe kontributin e saj në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një takim me Azadeh Rojhan, raportuese për Kosovën në Komisionin për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe Oleksiy Goncharenko, përfaqësues i Grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike. Në këto takime u shkëmbyen pikëpamjet për situatën ligjore dhe të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të vendit për përparimin e mëtejshëm.

Në vazhdim, kryetari Konjufca pati edhe një takim produktiv me delegacionin kombëtar të Italisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në KiE.

Vizita zyrtare në Këshillin e Evropës u përmbyll me takimin me znj.Dominique Hasler, Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit dhe kryetare e Komitetit të Ministrave. Ky takim forcoi edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Lihtenshtajnit dhe nënvizoi përkushtimin për bashkëpunim shumëpalësh në kuadër të KiE.

Kryetari Glauk Konjufca theksoi se anëtarësimi i Republikës së Kosovës sivjet do të ishte një simbolikë domethënëse me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, shënimi i së cilës do të bëhet nën Presidencën e Lihtenshtajnit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Masat e reja ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa. Deri në 10% parashikohet…

Handikos: Vonesa e paqartësi në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse

Ulutash merr komandën e KFOR, Osmani ripotencon anëtarësimin në NATO

Osmani: Kosova krah partnerëve në luftën kundër drogës

Gërvalla priti delegacionin nga Iowa: Kosova, lidere në rajon për siguri

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Numri i viktimave në Gazë e kalon shifrën prej 30.000, sipas zyrtarëve shëndetësorë

Kosova Times Kosova Times February 29, 2024
MINT i fton bizneset dhe operatorët turistikë për pjesëmarrje në ngjarjen “Shije Lezhe n’Prishtinë”
Shefi i Misionit të OSBE-së i tronditur për vrasjen e gruas në Prishtinë
Askush nuk e di se ku është gjenerali më i lartë i Putinit: Fotoja në Telegram sugjeron se ai u vra në sulmin në Krime, “Wagner” luajti një rol kyç
Çmimi Nobel në Kimi jepet për “projektimin e proteinave”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?