Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharçenko do të përpunojë opsione për de-përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë me udhëheqjen e Serbisë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, transmeton Sputnik. “Ambasadori rus në Serbi, i cili është në kontakt të ngushtë me lidershipin serb, ka marrë udhëzime për të ndërmarrë hapa konkretë në mbështetje të Serbisë, që konsistojnë në normalizimin apo propozimin për normalizimin e situatës. Ne presim përgjigjen e Beogradit”, tha Maria Zakharova.