By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analiza e Institutit amerikan për Luftën se pse Rusia duhet të humb në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Analiza e Institutit amerikan për Luftën se pse Rusia duhet të humb në Ukrainë
Ballina 2Gjeopolitikë

Analiza e Institutit amerikan për Luftën se pse Rusia duhet të humb në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 12:18 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Analiza e Institutit amerikan për Studimin e Luftës (ISW) tregoi se ShBA-ja ka ‘hise’ shumë më shumë në luftën ukrainaso-ruse sesa mendojnë shumica e njerëzve.

Ndërsa ShBA-ja po debaton nëse do të vazhdojë ndihmat financiare për Ukrainën, ISW shpjegon se cilat mund të jenë pasojat e një fitoreje ruse dhe pse Rusia duhet të humb luftën me Ukrainën.

Nëse ushtria ruse do ta fitonte këtë luftë, ajo do të ishte dukshëm më me përvojë luftarake dhe më e madhe se forcat ruse para vitit 2022, dhe në të njëjtën kohë ekonomia ruse do të rimëkëmbej me dobësimin e sanksioneve perëndimore. Kështu, Rusia do të jetë në gjendje të rindërtojë dhe ndërtojë pajisjet e saj dhe mund të përbëjë, për herë të parë që nga vitet 1990, një kërcënim të madh ushtarak konvencional për NATO-n.

Potenciali ushtarak i ShBA-së dhe aleatëve të NATO-s është dukshëm më i madh se ai i Rusisë, kështu që nuk ka dyshim se Perëndimi do ta mposhtte Rusinë, edhe nëse do të thithte në tërësi Ukrainën dhe Bjellorusinë, deklaron ISW dhe paralajmëron për problemet që mund të lindin nëse Perëndimi ndalon financimin e Ukrainës.

Për ta penguar dhe për tu mbrojtur kundër kërcënimeve ruse në atë skenar, ShBA-së do t’i duhej të vendoste një pjesë të konsiderueshme të forcave dhe pajisjeve të saj në Evropën Lindore, e cila është jashtëzakonisht e shtrenjtë, dhe në të njëjtën kohë do të ngushtonte hapësirën për veprim në Azi. E gjithë përpjekja do të kushtojë një pasuri dhe do të zgjasë për aq kohë sa të zgjasë kërcënimi rus – potencialisht pafundësisht.

Pothuajse çdo rezultat tjetër i luftës në Ukrainë është më i mirë se ky, thotë ISW dhe thekson se sa e rëndësishme është të vazhdohet me financimin e mbrojtjes së Ukrainës kundër Rusisë.

Po sikur Rusia të pushtojë Ukrainën?

Instituti më pas ilustroi disa situata të mundshme dhe implikimet e tyre. Njëra prej tyre i referohet fitores së mundshme ruse në Ukrainë dhe pushtimit të plotë të vendit.

Mungesa e ndihmës perëndimore herët a vonë do të dërgonte në rënien e aftësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër ushtrisë ruse. Në një skenar të tillë, forcat ruse mund të depërtojnë në kufirin perëndimor të Ukrainës dhe të krijojnë baza të reja ushtarake në kufijtë me Poloninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, gjë që do të përbënte gjithashtu një kërcënim për NATO-n. Përveç kësaj, një pjesë e forcave ndoshta do të vendoseshin në Bjellorusi.

ISW shkruan se në atë skenar, rusët mund të kërcënojnë një ofensivë të mekanizuar afatshkurtre kundër një ose disa vendeve të NATO-s me të paktën tetë divizione dhe me mbështetjen e rezervistëve. Gjithashtu mund të kërcënojnë shtetet baltike dhe Finlandën. Përveç kësaj, Rusia do të kishte mbështetje të konsiderueshme ajrore.

NATO nuk do të ishte në gjendje të mbrohej kundër një sulmi të tillë rus me forcat që ka aktualisht në Evropë. ShBA do të duhet të zhvendosë një numër të madh trupash amerikane në të gjithë kufirin lindor të NATO-s nga Baltiku në Detin e Zi, në mënyrë që të pengojë aventurizmin rus dhe të jetë gati për të mposhtur një sulm rus. Përveç kësaj, ata do të duhet të dërgojnë përgjithmonë një pjesë të konsiderueshme të flotës së tyre të aeroplanëve në Evropë.

Në të njëjtën kohë, një përpjekje e tillë mund të degradojë seriozisht aftësinë e Amerikës për t’iu përgjigjur efektivisht agresionit kinez kundër Tajvanit, pasi të gjithë skenarët e Tajvanit mbështeten në flotën e aeroplanëve amerikanë që do të nevojitej për të mbrojtur Evropën. Kostoja e këtyre masave mbrojtëse do të ishte astronomike.

NEW: The US has a much higher stake in Russia's war on Ukraine than most people think.

As Americans consider the costs of continuing to help Ukraine fight the Russians in the coming years, they deserve a careful consideration of the costs of allowing Russia to win. 🧵(1/19) pic.twitter.com/xgV1SMcEAT

— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) December 14, 2023

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Çfarë po ndodh me Planin e Ri të Mbrojtjes të NATO-s?

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Blinkeni mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin

Kosova Times Kosova Times November 29, 2023
Kjo është logoja për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Ka shkuar në 19 numri i të vdekurve nga shpërthimi i makinës me bombë në veri të Sirisë
Qeveria ruse krijon ne territoret e pushtuara “Hekurudhat e Novorossiya”
Kina si ndërmjetëse e mundshme e paqes në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?