By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reduktohen esencialisht aktivitetet e punës në Prokurorinë e Apelit dhe atë Themelore të Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reduktohen esencialisht aktivitetet e punës në Prokurorinë e Apelit dhe atë Themelore të Prishtinës
Lajme

Reduktohen esencialisht aktivitetet e punës në Prokurorinë e Apelit dhe atë Themelore të Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/21 at 7:37 PM
Kosova Times Published October 21, 2022
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka marrë vendim për reduktimin esencial të aktiviteteve të punës në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë, aty ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ky reduktim në këto dy prokurori vjen si rezultat i gjendjes së renduar në këtë objekt, si pasojë e mungesës së theksuar të oksigjenit dhe problemeve shëndetësore të shfaqura në baza ditore tek prokurorët dhe stafi mbështetës i këtyre dy prokurorive.

Me qëllim të realizimit të punëve emergjente, këto dy prokurori do të caktojnë prokurorë dhe staf administrativë për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente dhe veprimet e caktuara sipas afateve ligjore.

Situata e krijuar në këtë objekt me pasoja shëndetësore nuk i takon përgjegjësisë së Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke qenë se i njëjti ka ndërmarrë veprime të njëpasnjëshme brenda kompetencave të veta për gjetjen e një zgjidhjeje të këtij problemi madhor. Ky objekt është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila është kompetente dhe përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

Të gjendur para kësaj situate, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të implementojnë sa më shpejtë kontratën për hapjen e dritareve në këtë objekt.

Deri në realizimin e këtij projekti, prokuroritë e lartcekura do të punojnë sipas planit emergjent.

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk do të mbajë përgjegjësi për kallëzimet penale dhe paditë civile eventuale që mund të paraqiten lidhur me pasojat shëndetësore të shkaktuara nga qëndrimi në këtë objekt.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë

Rrëmbimi i serbit në kufi, Osmani: Dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë

Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Kosova Times October 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pse do të duhej përforcim i përhershëm i NATO-s në Kosovë?

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
DW: Procesi i Berlinit mori një impuls të ri – Është arritur të gjendet një emërues i përbashkët
Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë
Marshimi në Zveçan – provokim i radhes
Baerbock: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, jetike për BE-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?