By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dorëheqja, nocion i panjohur në Kosovë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dorëheqja, nocion i panjohur në Kosovë!
Opinion

Dorëheqja, nocion i panjohur në Kosovë!

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 12:28 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ne shqiptarët jemi të njohur për popujt e tjerë për forcën vetanake dhe sukseset individuale, por shumë pak jemi të veçuar për sukseset ekipore apo kolektive! Arsyet e këtij stagnimi janë të shumta dhe të shumëllojshme.

Shqiptarët sakrifikojnë familjarët dhe shoqërinë për të marr bajrakun

Tiparet negative të trashëguara nga e kaluara, si bajraktarizmi apo ndjenja për të qenë i parë, e kanë dëmtuar në vijimësi qenien tonë kombëtare. Lufta për ta marr “bajrakun” e fitimtarit dhe primatin e çlirimtarit, për të marr meritat e tjetrit pa bërë asgjë nga vetja e tyre, janë veti që nuk i posedojnë popujt e civilizuar të botës demokratike.

Shqiptari në kohë lirie është i gatshëm të sakrifikojë familjen për t’u ngritur në karrierë politike, kurse në luftë i sakrifikon shokët për t’u avancuar në karrierën ushtarake dhe post-luftarake!

Shembuj të besprerjes mund t’i gjejmë kudo dhe kado, gjithandej trojeve etnike shqiptare që nga koha e principatave, fiseve dhe bajraqeve e deri në luftën e fundit çlirimtare!

Ndarja e përgjegjësisë, ikje nga ndëshkimi

Në kohërat moderne, këto dukuri evidentohen si: egoizëm, karrierizëm dhe popullizëm i lidershipit politik (partiak), fetar dhe atij shtetërorë, të cilat manifestohen në forma dhe përmbajtje ‘alla shqiptarçe’, duke thënë gjithnjë, unë e ideova, unë e thashë, unë e bëra, etj., duke mos e ndarë asnjëherë suksesin individual me të tjerët.

Por, për dallim nga meritat, shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësit individuale për dështimet apo dëmet e shkaktuara vendit dhe qytetarëve.

Thënë ndryshe, shqiptarëve ju mungon përgjegjësia morale në radhë të parë, pastaj ajo politike dhe penale për dëmet apo krimet e shkaktuara ndaj të tjerëve.

Kur është në pyetja marrja e përgjegjësisë (fajit) shqiptarët gjithnjë e gjeneralizojnë duke shpërndarë përgjegjësinë individuale tek të tjerët. Këtë e bëjnë për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë dhe ikjes së përgjegjësisë morale dhe politike.

Dorëheqja, fjalë e panjohur në Kosovën e pasluftës

Sa e sa skandale kanë ndodhur që nga paslufta në vend, mirëpo dorëheqjet e politikanëve nuk kanë ndodhur. I vetmi rast i dorëheqjes që mbahet mend në Kosovë ka qenë i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Rexhepit, i cili edhe pse nuk kishte përgjegjësi komanduese, kishte dhënë dorëheqje nga detyra duke ndier përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe familjeve të atyre që humbën jetën gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe Policisë së EULEX-it.

Për fatin e keq, shqiptarëve ju mungon kultura e politik-bërjes dhe ajo qeverisëse në veçanti. Edhe pse, skandalet në nivelin qendror dhe lokal ngarendin njëri pas tjetrit, mungon përgjegjësia morale e politikanëve për të dhënë dorëheqje dhe për t’iu vetëdorëzuar organeve të drejtësisë.

Përderisa në vendet e zhvilluara demokratike, me kulturë dhe civilizim të lashtë, drejtuesit shtetërorë dorëhiqen pas publikimit nga mediat të ndonjë skandali në dikasteret që drejtojnë, kurse tek ne ndodh e kundërta! Ministrat e përfshirë në megaskandale avancohen në pozita më të larta shtetërore, si shpërblim nga liderët shtetërorë.

Pa dashur që ta personalizojë shkrimin me asnjërin nga dhjetëra abuzuesit e pushtetit (peshqit e mëdhenj), të ngritur në majat e shtetit dhe pushtetit përmes aferave korruptive dhe kriminale, asnjëri prej tyre deri më sot nuk është dënuar nga drejtësia vendore për vjedhjen dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit në vlera dhjetëra dhe qindra milionëshe.

Përkundrazi, me milionat e akumuluar në ‘Parajsat Fiskale’, në vend që të jetë e kundërta, drejtësia ua ka frikën bosëve të krimit të organizuar në Kosovë.

Nuk është kohë e largët, është më pak se 18 vjet dhe jo më gjatë se 35 vjet, kur ne shqiptarët e Kosovës e kishim një lidership të përgjegjshëm dhe me ndërgjegje të pastër, një lider të përmasave botërore (Ibrahim Rugova), të cilin asnjëherë të vetme nuk e kemi dëgjuar duke i thurur lavde vetës, por gjithnjë e kemi dëgjuar duke i ndarë sukseset dhe të arriturat me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe të gjerë. Madhështia e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, i bën nderë secilit prej nesh, i bën nder çdo shqiptari, i bën nder kombit shqiptar në përgjithësi!

You Might Also Like

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Euforia nuk të jep drejtësi

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
Stoltenberg: NATO qëndron në solidaritet me Turqinë
Alarm ne Malin e Zi: DFC ekspozoi aktivitetet e rrezikshme të shërbimit sekret rus…
Server: Rusia do të dëshironte ndarjen etnike të Kosovës
Jo vetëm njerëzit viktimizohen nga agresioni rus: Deti i Zi ka shpërfaq më shumë se 100 delfinë të ngordhur në brigjet e Krimesë (FOTO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?