By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve në Jemen
Rajon / Botë

ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 1:51 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Forcat amerikane kanë sulmuar një raketë kundër anijeve të lëvizjes rebele Huthi në Jemen, duke theksuar se kjo raketë ishte bërë gati që të lëshohej të shtunën.

Sulmi i Shteteve të Bashkuara u krye disa orë pasi rebelët, që mbështeten nga Irani, sulmuan një cisternë britanike në Gjirin e Adenit, me municion të ngjashëm.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme të përbashkëta për të reduktuar aftësinë e Huthëve për të sulmuar anijet që kalojnë përmes një rruge kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po zhvillon luftë me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Uashingtoni po ashtu ka kryer një sërë sulmesh të njëanshme ajrore, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se ka kryer edhe një sulm në orët e para të së shtunës ndaj “një rakete të Huthëve kundër anijeve që synonte Detin e Kuq dhe që rebelët ishin bërë gati që ta lëshonin”.

“Forcat sulmuan dhe shkatërruan raketën në vetëmbrojtje”, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Televizioni i Huthëve, Al-Masirah, raportoi të shtunën se ShBA-ja dhe Britania kanë kryer dy sulme ajrore në portin Ras Isa në provincën Hodeida të Jemenit, ku gjendet terminali kryesor i eksportit të naftës në Jemen.

Ende nuk ka konfirmim për këtë sulme nga ShBA-ja dhe Britania, ndërkaq Huthët nuk kanë dhënë detaje për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Një ditë më herët, një cisternë nafte britanike, e emëruar Marlin Luanda, u sulmua me raketa nga Huthët, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree, duke pretenduar se si pasojë e sulmit, anija u dogj.

Komanda Qendrore amerikane më pas konfirmoi sulmin, duke theksuar se anija ka raportuar për dëme, por nuk është raportuar për të plagosur apo viktima.

Të premten, Huthët po ashtu lëshuan raketa balistike drejt një luftanije amerikane në Gjirin e Adenit. Por, ushtria amerikane tha se me sukses ka arritur të rrëzojë këtë raketë dhe nuk është raportuar.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca priti në takim ambasadorin amerikan, flasin për ngjarjet në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times September 27, 2023
Braga mposhtet në shtëpi nga Bodo/Glimt
Në samitin Ballkani Perëndimor-BE janë arritur 4 marrëveshje
“Agjencia”: Putin diskutoi shkëmbimin e Navalny në ditën e vdekjes së tij
Një person i dyshuar për vrasjen e një drejtuesi të fuqishëm në qendër të Nju Jorkut është arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?