By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina i bën thirrje ShBA-së të mos e mbështesë pavarësinë e Tajvanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kina i bën thirrje ShBA-së të mos e mbështesë pavarësinë e Tajvanit
Ballina 2Rajon / Botë

Kina i bën thirrje ShBA-së të mos e mbështesë pavarësinë e Tajvanit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 7:01 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha këshilltarit për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, se Uashingtoni duhet të respektojë zotimin e tij që të mos mbështesë pavarësinë për Tajvanin.

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme kineze pasi Wang dhe Sullivan zhvilluan bisedime në kryeqytetin tajlandez.

Wang tha se zgjedhjet e fundit të mbajtura në Tajvan nuk kanë ndryshuar faktin që ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në raportet Kinë-ShBA është “çështja e pavarësisë së Tajvanit”, u tha në njoftimin e Ministrisë kineze.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai nuk mbështet pavarësinë tajvaneze, sepse ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe për ShBA-në që t’i trajtojë të gjitha kërcënimet për ishullin si çështje “të shqetësimit të madh”.

Wang tha po ashtu se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë 45-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes dy vendeve si mundësi për të reflektuar në përvojat e së shkuarës dhe ta trajtojnë njëra-tjetrën si palë të barabarta.

Të dyja palët “duhet të angazhohen në një respekt të ndërsjellë, në një bashkëjetesë paqësore, në bashkëpunim kur të dyja do të jenë fituese”, citohet të ketë thënë Wang, sipas njoftimit.

Si Kina, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë thanë se bisedimet ishin konstruktive.

ShBA-ja dhe Kina kanë një sërë mosmarrëveshjesh, nga ato ekonomike e deri te ato gjeopolitike.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u tha se Sullivan gjatë takimit ka theksuar rëndësinë që të mbahet paqja dhe stabiliteti në mbarë Ngushticën e Tajvanit.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguar anije dhe avionë.

Më herët gjatë së shtunës, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se Kina nisi drejt ishullit mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça-Ylli, sfida e parë e finales

Kosova Times Kosova Times May 8, 2024
Guardiola replikon me Ceferin: Na respektoni
Horoskopi ditor për 30 korrik
Infantino: Kosova Jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së FIFA-s
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor për shkaktim të rrezikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?