By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoqe pajisjesh të papërdorura i mbulon pluhuri në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stoqe pajisjesh të papërdorura i mbulon pluhuri në QKUK
Ballina 1Lajme

Stoqe pajisjesh të papërdorura i mbulon pluhuri në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 5:52 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Disave do t’u kryenin punë, por nuk i kanë. Të tjerëve ua kanë zënë rrugën.

Dhjetëra pajisje mjekësore, të cilat janë shfrytëzuar gjatë pandemisë COVID-19, janë mbyllur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për më shumë se dy vjet.

Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit, ku pa se gjysma e katit të tretë është e mbushur me pajisje të pluhurosura – nga ato për oksigjen deri tek ato që përcjellin aktivitetin e zemrës.

Pajijse për raste emergjente spitalore.
Pajijse për raste emergjente spitalore.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, thonë se zgjidhja për këto pajisje do të gjendet “brenda javësh”, por nuk japin detaje se përse nuk është gjetur deri më tash.

“Ka përfunduar regjistrimi i pajisjeve. Nga njësitë bio-mjekësore është kërkuar që lista të shpërndahet në të gjitha njësitë në SHSKUK dhe aty ku ka nevojë, të dërgohen dhe të përdoren”, thotë për Radion Evropa e Lirë Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së.

Më shumë se 30 respiratorë të ngjashëm që përdoren te pacientët pa vetëdije shihen të pa mirëmbajtur.
Më shumë se 30 respiratorë të ngjashëm që përdoren te pacientët pa vetëdije shihen të pa mirëmbajtur.

Radio Evropa e Lirë i kontaktoi disa nga spitalet rajonale të Kosovës për t’i pyetur nëse kanë nevojë për pajisjet që qëndrojnë jashtë funksionit në QKUK.

Duke i parë fotografitë e siguruara nga REL-i, një mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit konfirmoi se disa pajisje aty “mund t’i hynë në punë” këtij spitali, pa specifikuar më shumë.

Ngjashëm konfirmuan edhe në Spitalin e Prizrenit.

Ndërsa në Gjakovë thanë jo, mjekët në Vushtrri dhe në Mitrovicë të Jugut thanë se nuk janë të informuar për grumbullin e pajisjeve që nuk përdoren dhe se janë në pritje të regjistrit nga SHSKUK-ja.

Të tjerë respiratorë që nuk përdoren në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të tjerë respiratorë që nuk përdoren në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, disa mjekë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit thanë se “bllokimi i një pjese të katit të tretë me pajisje, e pengon mbarëvajtjen e punës” së kësaj klinike.

Veç aparaturës së përdorur, aty gjenden edhe paketime me pajisje të reja, me të cilat furnizohen klinikat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Aparat për inhalim, dhjetëra pako të tilla janë duke qëndruar në depon e improvizuar.
Aparat për inhalim, dhjetëra pako të tilla janë duke qëndruar në depon e improvizuar.

Kjo qendër nuk ka një depo të caktuar për ruajtjen e pajisjeve rezervë, apo atyre të përdorura, e që për momentin nuk përdoren.

Koncentator i oksigjenit. Aparati i pamirëmbajtur dhe i pluhurosur
Koncentator i oksigjenit. Aparati i pamirëmbajtur dhe i pluhurosur

Para 2020-ës, disa të tilla rezervë janë ruajtur në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë, por janë larguar prej aty, pasi disa prej tyre janë dëmtuar nga vërshimet.

Defibrilator që përdoret për raste shoku.
Defibrilator që përdoret për raste shoku.

Shumë prej pajisjeve që qëndrojnë në Klinikën e Mjekësisë Fizikale kanë qenë donacione për Kosovën, por ka edhe syresh që janë blerë vetë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja.

Aparat për analiza Gem 3500, donacion nga Amerika.
Aparat për analiza Gem 3500, donacion nga Amerika.

Pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion nga Japonia me rreth 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma, që tani nuk përdoren më.

Këto ishin pjesa e parë e pajisjeve nga Japonia, vlera totale e të cilave arriti shumën prej rreth 810.000 eurosh.

Pas këtij donacioni, Kosova ka përfituar edhe të tjera.

Pajisje me ekran-pulsa oksimetri.
Pajisje me ekran-pulsa oksimetri.

Vala e pandemisë COVID-19 e ka goditur Kosovën gjatë një periudhe më 2020 dhe një tjetre më 2021. Raste më të rralla kanë vazhduar edhe në vitet pasuese.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën pasi janë prekur nga sëmundja COVID-19, e shkaktuar nga një koronavirus.

Radio Evropa e Lirë, edhe më herët, ka raportuar për sistemim jo të duhur të pajisjeve mjekësore nëpër klinikat dhe spitalet e ShSKUK-së.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë tha dhe çfarë jo Putini në fjalimin drejtuar kombit

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
U inaugurua Impianti për trajtimin e ujërave të ndotura në Pejë
Aeroporti rus në Kazan e pezullon punën përsëri
Harris pranoi nominimin për president të SHBA
Ronaldo mori çmimin e golashënuesit më të mirë në historinë e Champions League
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?