By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk
September 14, 2025
Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës
September 14, 2025
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se ka “neutralizuar” tre luftëtarë të Hamasit në një spital në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli thotë se ka “neutralizuar” tre luftëtarë të Hamasit në një spital në Bregun Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli thotë se ka “neutralizuar” tre luftëtarë të Hamasit në një spital në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 9:07 AM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se trupat e saj “kanë neutralizuar” luftëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të cilët, sipas ushtrisë, ishin duke u fshehur në një spital në qytetin Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Izraeli tha se tre personat po planifikonin të kryenin një sulm së shpejti.

Ushtria identifikoi një nga ta si Mohammed Jalamneh, 27 vjeç, nga Xhenini, që tha se kishte kontakte me selinë e Hamasit jashtë vendit dhe po planifikonte “një sulm të inspiruar nga masakra e 7 tetorit”.

Ndërkaq, dy të tjerët, sipas Izraelit ishin militantë nga zona.

“Jalamneh kishte planifikuar që të kryente një sulm terrorist në një të ardhme të afërt dhe përdorin spitalin si vend për të fshehur dhe prandaj ai u neutralizua”, tha ushtria izraelite.

Deri më tani, palestinezët nuk kanë konfirmuar identitetet e tre personave.

Ushtria izraelite nuk pranoi të tregonte nëse tre personat janë vrarë, por Radio Zëri i Palestinës raportoi se tre palestinezë janë vrarë në një spital.

Bregu Perëndimor është një prej zonave ku palestinezët dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre të ardhshëm. Në këtë zonë, dhuna është rritur që nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit në jug të Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Hamasi ka vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe ka rrëmbyer afër 250 të tjerë gjatë sulmit fillestar në jug të Izraelit.

Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës dhe deri më tani, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë, në këtë territor janë vrarë mbi 26.000 palestinezë.

You Might Also Like

Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk

Netanyahu do të arrestohet nëse vjen në Nju Jork?

Selanik: Një grua 36-vjeçare qëllon me thikë një burrë 34-vjeçar jashtë një klubi nate

Putin shpërblen Medvedevin

Një kongresmen amerikan propozoi një ligj që do të anulonte pasaportat e amerikanëve bazuar në kritikat ndaj Izraelit

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
Haxhiu: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe, fitore për demokracinë
Gjendet një person i djegur në Cybertruck me plagë nga armë zjarri në kokë
KAOS NË LONDËR: Kampioni i boksit Floyd Mayweather sulmohet në rrugë për mbështetjen e Izraelit (VIDEO)
Pothuajse 90 mijë njerëz kërkuan që Komiteti Hetues t’i lëshojë trupin e Navalny familjes së tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?