By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në prill merret vendimi, s`dihet a do të ketë ulje të tarifave të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Në prill merret vendimi, s`dihet a do të ketë ulje të tarifave të energjisë
Financa

Në prill merret vendimi, s`dihet a do të ketë ulje të tarifave të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 10:01 AM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRrE-së, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do të ketë ulje apo ngritje të tarifave të energjisë. Ekonomistët vlerësojnë se edhe një rritje e çmimit të tarifave, do të rëndonte edhe më shumë qytetarët.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në prill të këtij viti, merr vendime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Duke folur për Radio Kosovën zëdhënësi i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka thënë se nuk dihet nëse do të ketë ulje apo rritje të tarifave, apo tarifat do të jenë të njëjta.

Ai thotë se për të arritur të mbulohet konsumi vendor, Kosova aktualisht është duke importuar energji elektrike në vlerë prej 90 milionë euro, që çmimi mesatar është 126 euro megavat energji elektrike.

“Tash është koha kur procesi i përshtatjeve të tarifave i cili fillon në këtë muaj dhe zgjat deri në fund të marsit, nëse tarifa ka qenë i mbivlerësuar, bëhet përshtatja dhe konsumatorët e përfitojnë në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Në prill, ZRrE merr vendim për ngritje të tarifave, a mund të ketë ulje apo mund të ketë ngritje të tarifave të energjisë, apo do të ketë tarifë të njëjtë, do të bëhet mbi bazën e ekspertëve të ZRrE-së së rregullatorit të energjisë. Asnjë element nuk mund të përjashtohet në situatën në të cilën jemi, përderisa nuk i kemi analizat dhe në bazë të saj njoftohet opinion publik për tarifat e reja se sa do të jenë”, tha ai.

Pepaj thotë se një pjesë e madhe e energjisë që konsumohet në vend, prodhohet prej termocentraleve dhe burimeve të tjera të ripërtërishme, e që burimet e ripërtërishme marrin pjesë diku me 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga termocentralet dhe diku 10-15 për qind.

Rritja e çmimeve të energjisë, me automatizëm rrit dhe shpenzimet e tjera, çka do të rëndonte ekonominë familjare, thotë për Radio Kosovën njohësi i ekonomisë, Ardijan Sahiti.

“Dëmtohen shumë, sepse kur rritet energjia elektrike rriten edhe shpenzimet e tjera, në anën tjetër, pagat nuk kanë lëvizur dhe kjo ndikon negativisht shumë, jo vetëm në aspektin ekonomik që na zgjat varfërinë. Ka më shumë raste të dhunës në familje, divorce, problemet janë përveçse ekonomike, edhe psikike, njerëzore dhe sigurisë që do të ketë impakt shumë të madh”, tha Sahiti.

Ndryshe, në përputhje me Rregullën e Çmimeve, ZRrE-ja kryen përshtatjet e të hyrave të lejuara dhe tarifës së rregulluar me pakicë, të realizuar në fund të çdo viti relevant. Mbi 15 për qind ishte rritja e fundit e energjisë elektrike në Kosovë.

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
Kroacia në gjysmëfinale
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Sindikata e Policisë distancohet nga kryetari i suspenduar
Beograd, analistët shohin pak shpresë se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?