By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani e mbyll një librari të rëndësishme, për shkak të shamisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani e mbyll një librari të rëndësishme, për shkak të shamisë
Rajon / Botë

Irani e mbyll një librari të rëndësishme, për shkak të shamisë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 11:57 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Një librari e rëndësishme në kryeqytetin e Iranit, Teheran, është mbyllur për shkak se ka dështuar ta zbatojë rregulloren për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës për disa nga myshterinjtë saj gra.

Autoriteti publik iranian tha më 30 janar se shtëpia e rëndësishme botuese, Saless, kishte bërë shkelje, duke e detyruar atë ta mbyllë menjëherë librarinë, njoftoi Saless në llogarinë e vet në rrjetin social Instagram.

Ky incident e vë në pah luftën e vazhdueshme të autoriteteve iraniane ndaj vendeve publike, komerciale dhe turistike, qindra prej të cilave janë mbyllur së fundmi për shkak të asaj që autoritetet e cilësojnë si shpërfillje të rregulloreve të hixhabit.

Zemërimi për shkeljen e të drejtave të njeriut, në veçanti për shtypjen e grave, është rritur prej shtatorit 2022 kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim policor.

Ajo po mbahej në paraburgim për gjoja shkelje të ligjit të hixhabit, i cili i detyron gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare ta mbulojnë kokën kur të dalin jashtë shtëpisë.

Derisa protestat janë shuar, kundërshtimi i hixhabit vazhdon të jetë i fuqishëm, sepse tani shihet si një simbol i shtetit për shtypjen e grave dhe luftën vdekjeprurëse ndaj shoqërisë.

Fushata kundër ligjit të hixhabit është rritur aq shumë saqë Abdolhossein Khosropanah, sekretari i Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor, e pranoi vitin e kaluar se derisa gratë që e shpërfillin ligjin e hixhabit teknikisht duhet të arrestohen, numri i madh i grave të përfshira e bën të parealizueshme paraburgosjen e tyre masive.

Por, autoritetet kanë vazhduar të mbyllin biznese, restorante, kafene dhe në disa raste edhe barnatore, për shkak të dështimit të pronarëve, apo menaxherëve për ta zbatuar bartjen e shamisë në vendin e punës.

You Might Also Like

VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!

Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe

Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë

Amerikanët bastisin një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës. Trump: Kishim një arsye shumë të mirë

Turistët që udhëtojnë për në SHBA do të shpalosin postimet në mediat sociale për verifikim përpara se të marrin vizën

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Danezët shohin nga afër Burgun e Gjilanit

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Peci thotë se iu rikthyem mbi 600 m2 Ministrisë së Bujqësisë, reagon AAK-ja
Sulmon me thikë një patrullë policie në Gjermani, mbetet i vrarë
Sot hapen ofertat për ankandin e parë solar prej 100 MW
Detaje nga policia për shtetasin e Serbisë, që u gjet i vdekur në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?