By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Paris për vitin 2025
November 17, 2025
Mike Pompeo i bashkohet Prodhuesit të Armëve Ukrainas me Vlerë Miliardë Dollarësh
November 17, 2025
Zelensky dhe Macron arrijnë një marrëveshje historike për avionët Rafale dhe mbrojtjen ajrore
November 17, 2025
Putini dëshiron të ngrijë ukrainasit. Duket se shpëtimi është shfaqur
November 17, 2025
Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupi militant irakian “suspendon” operacionet ndaj ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grupi militant irakian “suspendon” operacionet ndaj ShBA-së
Rajon / Botë

Grupi militant irakian “suspendon” operacionet ndaj ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 10:02 AM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Një grup militant irakian i lidhur me Iranin, që dyshohet se qëndron prapa sulmit me dron ku u vranë tre ushtarë amerikanë në Jordani, njoftoi për “pezullimin” e operacioneve ndaj forcave amerikane, pasi Uashingtoni tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin, por nuk dha më shumë detaje.

Milicia Kataib Hezbollah tha se pauza synon që të parandalojë “turpërimin” e Qeverisë irakiane dhe la të kuptohet se sulmi me dron lidhej me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit në luftën në Gazë.

“Ndërsa shpallim pezullimin e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave pushtuese – në mënyrë që të parandalojmë turpërimin e Qeverisë irakiane – ne do të vazhdojmë të mbrojmë njerëzit tanë në Gazë përmes mënyrave të tjera”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollah, Abu Hussein al-Hamidawi, përmes një deklarate të publikuar në orët e vona të 30 janarit.

Tre ushtarë amerikanë u vranë përmes një sulmi me dron në Jordani më 28 janar dhe sipas Pentagonit, ky sulm kishte “gjurmët” e milicisë Kataib Hezbollah, që sponsorizohet nga Teherani. Megjithatë, Uashingtoni ende nuk ka përcaktuar përfundimisht se ky grup qëndron prapa sulmit.

Deklarata e milicisë irakiane u prit me skepticizëm në Pentagon dhe zëdhënësi Pat Ryder tha se “veprimet flasin më shumë se fjalët”, duke shtuar se “do të ketë pasoja”.

Ndërkaq, presidenti Joe Biden, u pyet nga gazetarët më 30 janar nëse kishte vendosur se si do të përgjigjej për sulmin. Ai u përgjigj me “po”, duke mos elaboruar më shumë për këtë çështje.

“Nuk mendoj se na duhet një luftë e gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, shtoi ai.

Sipas analistëve, sulmet ndaj trupave amerikane kanë rritur presionin politik ndaj Bidenit që të kundërpërgjigjet me sulme ndaj interesave iraniane në rajon, ndoshta në Irak dhe Siri.

Që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, trupat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar mbi 165 herë. Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve e ka marrë e ashtuquajtura Rezistenca Islamike në Irak – një aleancë ombrellë e milicive shiite të linjës së ashpër, që mbështetet nga Teherani.

Sipas ekspertëve, Kataib Hezbollah është një prej grupeve më të fuqishme të Rezistencës Islamike në Irak.

Detajet e sulmit në Jordani mbeten të paqarta, por një zyrtar amerikan tha se trupat amerikane mund të kenë menduar gabimisht se droni i armikut ishte i tyre, pasi në kohën e sulmit, një dron i lëshuar nga ShBA-ja po kthehej në bazën ku ndodhi sulmi, që gjendet afër kufirit me Sirinë, prandaj edhe ushtria amerikane nuk e rrëzoi atë.

Sipas zyrtarit, që ka folur në kushte anonimiteti, droni me të cilin u krye sulmi fluturoi në një lartësi të ulët, në kohën kur një dron amerikan po kthehej në bazën, që njihet si Kulla 22.

Pas raportimeve se droni i përdorur në sulm ishte prodhuar në Iran, Ministria e Jashtme në Teheran mohoi se ka lidhje me sulmin, duke i cilësuar akuzat si “të pabaza”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, deklaroi se “grupet e rezistencës” në rajon nuk marrin urdhra nga Teherani, edhe pse shtetet perëndimore e kanë akuzuar Iranin se i ndihmon me armë, trajnime dhe fonde këto grupe.

You Might Also Like

Mike Pompeo i bashkohet Prodhuesit të Armëve Ukrainas me Vlerë Miliardë Dollarësh

Zelensky dhe Macron arrijnë një marrëveshje historike për avionët Rafale dhe mbrojtjen ajrore

Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit

Çfarë dëshiron opozita ruse?

Maduro mund të ikë në Rusi pas Assadit dhe Yanukovychit

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministrat Maqedonci e Sveçla ftohen për informim nga Komisioni për Siguri

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Oktoberfest mbledh birrëdashësit në Munih
Garda ruse: forcat speciale v”anë katër të burgosur , pengjet që morën u liruan (Video)
MPJD thirrje qytetarëve: Përdorni pikat e tjera kufitare
Ndryshimet ligjore për pagën minimale krijojnë vështirësi për sektorë të biznesit në Kosovë – LBK kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?