By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Këtë vit në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Këtë vit në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme
Ballina 1Lajme

Analistët: Këtë vit në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 1:02 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Partitë opozitare kanë deklaruar disa herë se gjatë vitit 2024 do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas tyre, keqqeverisja e ka rënduar jetën e qytetarëve.

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se gjatë këtij viti mund të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi këtë vullnet sipas tyre, e kanë parë edhe nga partia në pushtet.

Analistja politike, Arta Tahiri-Beqa, tha për Radio Kosovën se zgjedhje të parakohshme mund të ketë dhe se tashmë ka filluar një lloj fushate nga partitë opozitare, e marrëveshje koalicioni. Ajo theksoi se zgjedhjet janë të lidhura edhe me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Duke ditur që kryeministri Kurti në vazhdimësi po e kundërshton realizimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai deri më tani është munduar jashtëzakonisht shumë ta shtyjë një proces të tillë. Besoj se tashmë është dëshmuar se nuk do ta krijojë atë dhe do jetë një kartë e mirë nga ana e tij për të promovuar që nuk e realizoi Asociacionin dhe të marrë pikë mbështetëse nga qytetarët. Të gjithë akterët po dëshmojë që mund të ketë zgjedhje të parakohshme, por kemi edhe një opozitë që po krijon koalicione paraprake, por edhe angazhimi i të gjitha subjekteve politike me takime me strukturat e tyre, po dëshmon që është një frymë zgjedhore këtë vit”, ka Tahiri-Beqa.

Megjithatë, Tahiri-Beqa theksoi se zgjedhjet e parakohshme mund t’i kushtojë procesit të dialogut Kosovë-Serbi, derisa theksoi se partisë në pushtet nuk është se po i intereson ecuria e dialogut, por si të sigurojë edhe një mandat në qeverisje.

“Sigurisht që Kosovës do t’i kushtojë, por fatkeqësisht Kosovës i kanë kushtuar dhe do të vazhdojnë t’i kushtojnë shumë gjëra, për të cilat subjektet politike nuk brengosen se çfarë mund të pësojë qytetari ”, ka shtuar ajo.

Edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, tha për Radio Kosovën se të gjitha indikacionet janë se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, ka një bllokadë politike për sa i përket procesit të dialogut dhe nëse do të ketë zgjedhje, atëherë ky proces mund të mos ketë asnjë zhvillim të rëndësishëm.

“Çështja kryesore për sa i përket zgjedhjeve të reja është se çfarë do të ndodhë në periudhën pas zgjedhjeve. Nëse do të ketë marrëveshje paraprake ndërmjet partive politike për sa i përket dialogut dhe krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, që të ndryshohet pozicioni i Kosovës, që të ketë një lloj pajtueshmërie për realizimin e kësaj kërkese të ndërkombëtarëve, atëherë zgjedhjet e reja do të kishin më shumë kuptim. Por, nëse shkohet në zgjedhje edhe më pas edhe pas tyre sërish kthehemi në pikën e njëjtë, me sfidat e njëjta, veçanërisht kur është vit zgjedhor global, mendoj se kjo nuk do të ishte aq e logjikshme politikisht”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxhiri mendon se nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, duhet të bëhen në harmonizim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, pasi sipas tij, në të kundërtën, Kosova mund të identifikohet si bllokuese e procesit të dialogut.

“Me zgjedhjet në BE dhe në ShBA, askush nuk ka siguri dhe parashikim se çfarë mund të ndodhë. Edhe mund të dëmtohet procesi, sepse mundet që edhe në BE edhe në ShBA të vijnë në pushtet politikanë që nuk do ta kenë si prioritet çështjen e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shtuar ai.

Sipas analistëve, partia në pushtet mund të dalë përsëri e para në zgjedhjet e ardhshme dhe janë subjektet e tjera që mund të kenë ngritje eventuale nga mbështetësit e tyre. Por, theksojnë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund më të bëjë qeverinë pa një koalicion me njërën nga subjektet politike.

You Might Also Like

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja

Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)

I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues

Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Tri komuna mbesin pa buxhet, rrezikohen disa projekte dhe pagat
Nxehtë dhe zjarr në INSTAGRAM: Motra e Neymar u shfaq në poza të nxehta
Mehaj: Komandot tona stërviten në kushte të vështira dimri së bashku me forcat partnere
Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar në Merdar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?