By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin?
Ballina 1Financa

Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 3:55 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore, Inspektorati i Tregut… Të gjitha përmenden si përgjegjëse të mundshme për monitorimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si valutë të vetme për pagesë.

Vetë rregullorja nuk e specifikon, por thotë se “autoritete kompetente janë autoritetet vendore të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, tha se “zbatimin e bëjnë institucionet e drejtësisë, nuk e bën BQK-ja” dhe përmendi Doganën e Kosovës në mënyrë të veçantë.

REL-i dërgoi pyetje edhe në institucionin e BQK-së për më shumë sqarime, por nuk mori përgjigje.

Me rregulloren, që u publikua më 17 janar dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, komunitetit serb në Kosovë do t’i ndalohet përdorimi i dinarit të Serbisë për pagesa me para të gatshme.

Nga paslufta, më 1999, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe, të inkurajuar nga Beogradi, e kanë shfrytëzuar dinarin për gjithçka – nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

Rregullorja e re mundëson që dinarët të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.

“Nuk ka pasur përgatitje”

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i cili ka qenë edhe anëtar i Bordit të BQK-së, tha se, krahas rregullores, BQK-ja është dashur të nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, i cili do të sqaronte se cilët mekanizma duhet ta zbatojnë rregulloren.

“Kjo do të thotë se nuk janë bërë përgatitje paraprake, adekuate… që të përgatiten edhe bankat, por edhe qytetarët serbë, të cilët marrin ndihma dhe paga nga Serbia”, tha Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, “është dashur së paku një vit që shitësit dhe konsumatorët të përgatiten për ndryshime”.

Ai shtoi se, në bazë të praktikës së kontrollit të tregut, zbatimin e rregullores duhet ta monitorojnë: Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore dhe Inspektorati i Tregut.

Inspektorati i Tregut “është gati”

Radio Evropa e Lirë iu drejtua të tria institucioneve të lartpërmendura për komente dhe, deri më tash, mori përgjigje vetëm nga Inspektorati i Tregut.

Zëvendësi i kryeinspektorit, Naim Hajra, tha se ky organ, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, është i gatshëm me të gjitha kapacitetet që “të reagojë menjëherë” pas hyrjes në fuqi të rregullores.

Ai theksoi se, nga 1 shkurti, të gjitha çmimet e produkteve në vitrinat e dyqaneve duhet të jenë të ekspozuara me valutën euro dhe, pa precizuar, tha se Inspektorati i Tregut ka numër të mjaftueshëm inspektorësh për ta inspektuar gjendjen.

Për këtë qëllim tha se ka shërbyer edhe një vizitë e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – më 25 janar.

“Jemi pajtuar për të ndërtuar kapacitete të Inspektoratit të Tregut, përmes të cilave synojmë ta zbatojmë këtë udhëzim [të BQK-së]”, tha Hajra.

Ai po ashtu shpjegoi se, në rast se inspektorët hasin në çmime të vendosura në dinarë, bizneset do të ndëshkohen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Ky ligj parasheh gjoba nga 1.000 deri në 20.000 euro, varësisht nga shkelja ligjore.

Polemikat për dinarin

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë.

Por, për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”.

I pyetur nga REL-i se përse është dashur të nxirret tani një rregullore për zbatimin e ligjeve që ekzistojnë, kryetari i Bordit të BQK-së, Nurboja, tha:

“Nëse nuk është fuqizuar ligji, atëherë nuk e fuqizon as rregullorja. Por, kjo rregullore vetëm i përcakton instrumentet dhe aktorët përkatës që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Deri dje ka qenë ligji që e ka specifikuar, por aktorë përkatës nuk ka pasur. Tash, pasi ka qenë në domenin tonë dhe një ligj – Ligji i BQK-së – e përcakton se institucionet tjera duhet ta ndihmojnë BQK-në në zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve, atëherë ne veç i kemi precizuar gjërat. Nuk ka diçka shtesë”.

Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, duke shprehur shqetësim për ndikimin e saj “sidomos në shkolla dhe spitale”, që paguhen me dinarë, e për të cilat, siç tha, “nuk duket i zbatueshëm asnjë proces alternativ, për momentin”.

Sipas grupit QUINT, që përfshin ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

BE-ja, në anën tjetër, kërkoi marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së.

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, paralajmëroi të mërkurën dakordim për çështjen e dinarit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha më 24 janar se “Kushtetuta është e shenjtë dhe duhet të zbatohet”.

You Might Also Like

Osmani takon Prattipatin flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Sport

Distria Krasniqi fiton dhe kalon në gjysmëfinale

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Turkoviq-Abazoviq-it: “Nëse keni qenë në Potoçari duke pritur një letër falënderimi, atëherë nuk duhet të kishit ardhur!”
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i duan “të vetët”
Gërvalla takoi ambasadorin amerikan, diskutojnë për ngjarjet aktuale
Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?