By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s
October 31, 2025
Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë
October 31, 2025
Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit për gazin lotsjellës mbahet sot
October 31, 2025
Në Shqipëri mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius
October 31, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla në Fondacionin ‘Körber’ në Gjermani flet për arritjet e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Gërvalla në Fondacionin ‘Körber’ në Gjermani flet për arritjet e Kosovës
Sport

Gërvalla në Fondacionin ‘Körber’ në Gjermani flet për arritjet e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 4:05 PM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

Në përmbyllje të vizitës së punës në Gjermani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në diskutimin me përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë të Bundestagut gjerman dhe shoqërisë civile, të organizuar nga Fondacioni “Körber”.

Gjatë prezantimit të saj Ministrja Gërvalla foli për të arriturat e mëdha të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023, duke e cilësuar si vitin më të suksesshëm jo vetëm në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por sidomos  edhe zhvillimin ekonomik, duke shpalosur edhe proceset e saj integruese në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ministrja Gërvalla i informoi të pranishmit për veprimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon, duke përmendur sulmet e vazhdueshme në veri të Kosovës, si ai i 29 majit ndaj  ushtarëve të KFOR-it, rrëmbimin e policëve të Kosovës si dhe sulmin e 24 shtatorit, duke shprehur shqetësimin e saj që nga shtatori nuk ka një qëndrim të qartë dhe zyrtar të BE-së për aktin e hapur të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, dialogu Kosovë-Serbi, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat e tjera, rreth të cilave Ministrja Gërvalla bashkëbisedoi me të pranishmit në diskutimin e organizuar nga Fondacioni “Körber””, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit të saj në Gjermani ka marrë pjesë edhe në takimin me gazetarë, si e ftuar nga Forumi “Korrespondenten.cafe”, ku morën pjesë korrespodentë të huaj, politikanë, gazetarë dhe diplomatë.

“Ky takim ishte një mundësi e mirë e bashkëbisedimit, ku gazetarë të mediave të ndryshme, në një takim prapa kamerave, patën mundësi të  informohen rreth aktualitetit politik në Kosovë, politikën e jashtme dhe të ardhmen e saj euroatlantike”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

“E dija që njerëzit do të flisnin për gjoksin tim”: Tenistja i pëlqen fotot provokuese, por ka vetëm një pyetje që nuk e përballon dot

Shënojnë Vojvoda e Hadërgjonaj, s`ka minuta për Zhegrovën

Trepça pëson humbje të tretë rresht në FIBA Europe Cup

Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, synon kualifikimin për Botërorin 2027

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Masakra e Rezallës, dëshmi e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Fituesi i befasishëm i presidencialeve në Rumani
Mustafa: Çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit
Mitrovicasit fituan në “Minatori” dhe udhëheqin 2:1
Papa takohet me udhëheqësin e Kishës Ortodokse Ruse në Vatikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?