By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zyrtari amerikan: ShBA mund të godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zyrtari amerikan: ShBA mund të godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme
Ballina 2Rajon / Botë

Zyrtari amerikan: ShBA mund të godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 10:07 PM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej grupeve kryesore që mbështeten nga Irani në Irak, zbuti tonet të shtunën duke kërkuar ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri.

Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. ShBA goditi me dhjetëra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane.

Në një intervistë për ‘Associated Press’ në Bagdad, Husein al-Mosawi, dënoi fillimisht sulmet amerikane, duke thënë se Uashingtoni “duhet të kuptojë se çdo veprim shkakton një reagim”. Por më pas ai zgjodhi një ton më pajtues, duke thënë se: “ne nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë apo zgjerojmë tensionet rajonale”.

Media shtetërore siriane njoftoi për viktima si pasojë e sulmeve, por nuk dha ndonjë shifër. Rami Abdurrahman, i cili drejton Vëzhguesin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se 23 persona, të gjithë luftëtarë të këtyre grupeve, ishin vrarë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassim al-Awadi tha në një deklaratë të shtunën se si pasojë e sulmeve në Irak pranë kufirit me Sirinë ishin vrarë 16 persona, mes tyre edhe civilë. Po sipas tij ishin shkaktuar “dëme të konsiderueshme” materiale mes tyre edhe objekte banimi.

Një zyrtar amerikan tha të shtunën se nga një vlerësim fillestar i dëmeve Shtetet e Bashkuara kishin goditur secilin nga objektivat që kishte planifikuar, përveç disa “shënjestrave dinamike”, në lëvizje, të cilat ishin shfaqur ndërsa nisi misioni. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha informacione mbi viktima të mundshëm si pasojë e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion milicish që mbështetet nga Irani lidhur me sulmin në Jordani javën e kaluar.

Irani, ndërkohë është përpjekur të distancohet nga sulmi, duke thënë se milicitë veprojnë pa marrë urdhra prej Teheranit.

You Might Also Like

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën

Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar

Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Molla japoneze kaki është një bombë e vërtetë shëndetësore: Ja çfarë shëron gjithçka dhe si ta hamë

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Ukrainasit duhet të pajtohen me fitoren e Trump – mendimi i deputetit të Popullit
NYT: Dy të tretat e vendeve të NATO-s kanë shteruar rezervat e armëve për Ukrainën
Sot luhet ndeshja e barazhit Ferizaj – Liria
Kompania letoneze “Atlas” dërgon dronë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?