By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haziri: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë të ndryshojë Kushtetutën e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haziri: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë të ndryshojë Kushtetutën e saj
Ballina 1Lajme

Haziri: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë të ndryshojë Kushtetutën e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 8:52 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i partisë opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kritikon Qeverinë e Kosovës se ka humbur dy momente të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë për t’i dhënë fund problemit të statusit të saj me Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, zoti Haziri thotë se qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka krijuar kriza ditore për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe se ka rritur ndjenjat nacionaliste duke ndikuar në largimin e vendit nga orientimi pro-evropian.

Ai thotë se udhëheqësit aktualë në Kosovë duhet të rikthehen tek koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, përfshirë për çështjet si vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe thotë se në këtë vit zgjedhor në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pas të cilave, sipas tij, do të jetë e paqartë se si do të trajtohen problemet në rajon, Kosova duhet të mbyllë çështjet e hapura me Serbinë për të mos mbetur, siç thotë ai, fuçi baroti.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri tha se viti 2023 ishte “vit i humbur” dhe se momentet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë nuk u shfrytëzuan nga qeveria e Kosovës për të “maksimalizuar kërkesat” në raport me Serbinë, të cilën e cilësoi si “përkrahëse dhe strehuese të grupeve terroriste”. Ai shton se qeveria e Kosovës ka humbur kohë duke u angazhuar me Serbinë dhe duke mos mbajtur fjalën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, sjellje, që sipas tij, e çoi Kosovën drejt masave ndëshkuese.

Sipas zotit Haziri tensionet e këtij viti në Kosovë kanë prodhuar kriza që i kanë detyruar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës të merren me to në baza ditore.

Ai thotë se edhe acarimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare rreth vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë është pjesë e të njëjtës qasje. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se “zbatimi i rregullores (për ndalimin e qarkullimit të dinarit) është obligim kushtetues” por thotë se subjekti i tij do të angazhohej për një koordinim me faktorët ndërkombëtarë.

Kosova, thotë ai, duhej me çdo kusht, të ketë “një koordinim më të mirë, një bashkëpunim, një pragmatizëm, në mënyrë që t’i largojmë problemet nga tavolina, për të shkuar drejt një normalizimi.”

“E kaluara ka treguar qartë që në asnjë rast SHBA-ja kur ka premtuar dhe ka marr zotime karshi popullit të Kosovës edhe qeverisë së Kosovës nuk ka dështuar në mbajtjen e fjalës, në asnjë rrethanë. Dhe tani ne duhet me mirëbesim edhe këtë hap drejt normalizimit ta koordinojmë me ndërmjetësit ndërkombëtarë sepse BE-ja është shtëpia jonë e ardhshme”, shton ai.

I pyetur nëse si ithtar i idesë së këmbimit të territoreve si zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe Serbisë mendon se kjo ide ka vdekur, zoti Haziri tha se “tani në Ballkan përjashtohet ndryshimi i kufijve si opsion i mundshëm për arsye se lufta në Ukrainë ka nxjerr probleme që prekja e kufijve të jashtme të shteteve praktikisht është problemi kryesor”.

Ai thotë se përkundër vëmendjes së përqendruar në Ukrainë dhe në konfliktin e Izraelit në Gazë, Kosova mbetet ende prioritet i lartë për bashkësinë ndërkombëtare. Por, sipas tij, “Kosova po vonohet… Kjo qeveri ka humbur, dy momente të mëdha, ka humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative ligjore, ku Serbia të detyrohet të shqyejë faqen e parë të Kushtetutës në raport me Kosovën,” deklaroi zoti Haziri. “Tani Serbisë po i kërkohet njohje indirekte. Së paku, në këtë shkallë duhet të maksimalizohet prapë interesi i Kosovës. E ai është një hap i madh, që Kosova duhet ta bëjë.”

Sipas tij, zgjedhjet që mbahen këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Bashkimit Evropian, mund ta ndryshojnë qasjen e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe rajonit.

“Është i kuptueshëm shqetësimi që Ballkani Perëndimor të mbetet si problem i hapur, apo i ngrirë, është fuçi baroti gjithmonë… dhe aq më shpejt që mbyllen problemet në rajon, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë për një normalizim të rajonit tonë dhe perspektivës evropiane.”

Zoti Haziri akuzon qeverinë Kurti për largimin nga agjenda pro-evropiane e Kosovës. “Kjo qeveri … duke rritur sentimentin nacional e ka ulur sentimentin evropian dhe kulturën pro-evropiane të popullit të Kosovës, pritjen për integrim,” shton ai. Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së po e rrisin këtë ndjenjë anti-evropiane në Kosovë.

You Might Also Like

Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci

14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj

Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së

Moti në Shqipëri: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tajvani raporton për aktivitet ushtarak të Kinës afër ishullit

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Polemika mes udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit
Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut të shërbejë si moment reflektimi
Radev mbështeti dhe nënshkroi ligjin anti-LGBT
Maqedonci: Investimi në ushtri në 3 vitet e fundit ka shënuar rekord
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?