By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së
Ballina 1Lajme

Hovenier insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 1:45 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur të hënën kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

Rregullorja e BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

“Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

Hovenier ka thënë se ndonëse Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, ShBA-ja beson që duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re.

Kur është pyetur për reagimin e Qeverisë ndaj kërkesës së tij dhe faktorit ndërkombëtar, Hovenier ka thënë se “do t’i lë ata të flasin” në këtë drejtim.

ShBA-ja Bashkimi Evropian dhe mekanizma tjerë, e kanë kritikuar që disa ditë Qeverinë e Kosovës për mosshtyrje të zbatimit të rregullores.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

Hovenier ka thënë se shpreson që në këtë periudhë tranzitore të merren parasysh shqetësimet e faktorit ndërkombëtar.

Për dinarin

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal në Kosovë lejon dërgimin e ndihmave financiare nga Serbia.

Ky vend i ka ndarë 139 milionë euro për serbët në Kosovë për vitin 2024 – rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kritikuar ashpër vendimin e BQK-së, duke e konsideruar vendimin e autoriteteve si tentim për dëbim të serbëve nga Kosova.

Presidenti serb, Aleksadar Vuçiq, është zotuar se Serbia do të gjejë institucione që do të marrin licenca për të mundësuar dërgimin e parave për serbët në Kosovë.

Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur ditë më parë integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores.

Sipas tij, vendimi e mbron Kosovën “nga paratë e falsifikuara, nga financimi i terrorizmit, e mbron nga përdorimi i valutave që nuk janë origjinale”.

Të tjerë përmendin evazionin fiskal, në mungesë të kontrollit mbi dinarin.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada britanike: Qeveria e re të sigurojë mjedis të lirë për gazetarët

Kosova Times Kosova Times May 3, 2025
Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Ishte privilegj për mua të jem këtu
Presidentja Osmani ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako
Japonia vendosi sanksione kundër komandës ushtarake ruse dhe fabrikave të avionëve
Mos iu nënshtroni shantazheve të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?