By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stefanoviq akuzon Vuciqin: “Ju ia dorëzoni Serbinë në pjatë një fuqie të huaj…”
September 30, 2025
Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, e dashura e të dënuarit përjetë Laert Haxhiu
September 30, 2025
Diplomatëve rusë mund t’u ndalohet të udhëtojnë lirisht brenda vendeve të BE-së
September 30, 2025
Putin e quan pushtimin e territorit ukrainas një “betejë të drejtë”
September 30, 2025
Sulmet me dron vrasin një familje me katër anëtarë në Sumy, duke lënë 26,000 pa energji elektrike në Chernihiv
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Kosova ka të drejtë të pamohueshme të zbatojë Kushtetutën e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama: Kosova ka të drejtë të pamohueshme të zbatojë Kushtetutën e saj
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Kosova ka të drejtë të pamohueshme të zbatojë Kushtetutën e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 4:19 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Kosova ka të drejtë “të pamohueshme” që të zbatojë Kushtetutën e saj, teksa kërkoi që të mbahet një balancë pas sulmit të shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.

“Përderisa të gjithë pajtohemi se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, koordinohet dhe të punojë ngushtë me aleatët e saj kyçë, le të mos harrojmë po ashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të mbahet përqendrimi dhe një balancë”, shkroi Rama në X, që më herët njihej si Twitter.

While we all agree that Kosova's government should engage, coordinate, and work more closely with its key allies, let's also not lose sight of Kosova's undeniable right to enforce its constitution. After Banjska, it's crucial to maintain focus and a sense of balance.

— Edi Rama (@ediramaal) February 5, 2024

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara, shtetet e tjera të QUINT-it – Italia, Gjermania, Britania dhe Franca – dhe Bashkimi Evropian, po i kërkojnë Kosovës që të shtyjë zbatimin e një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës.

Rregullorja, që nisi së zbatuari më 1 shkurt, parasheh përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesat me para të gatshme, gjë që ka rritur shqetësimin e serbëve lokalë, por edhe të faktorëve ndërkombëtarë, se ky vendim do të ndikojë negativisht te popullata serbe në Kosovë, që përdor dinarin serb.

Qeveria e Kosovës ka thënë se rregullorja për operacione me para të gatshme është në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe se ajo do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, më 5 shkurt përsëriti kërkesën amerikane që zbatimi i rregullores së Kosovës të shtyhet. Ai tha se Uashingtoni ka “shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.

Kur u pyet nëse Qeveria amerikane mund të ndërmarrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kërkesës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së, Hovenier tha se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

Më herët, edhe Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshtyrjen e zbatimit të rregullores.

Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kritikuar vendimin e BQK-së, dhe kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, më 3 shkurt tha se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbimin të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.

Sipas Ellekut, afër 100.000 serbë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.

You Might Also Like

Stefanoviq akuzon Vuciqin: “Ju ia dorëzoni Serbinë në pjatë një fuqie të huaj…”

Diplomatëve rusë mund t’u ndalohet të udhëtojnë lirisht brenda vendeve të BE-së

Putin e quan pushtimin e territorit ukrainas një “betejë të drejtë”

Sulmet me dron vrasin një familje me katër anëtarë në Sumy, duke lënë 26,000 pa energji elektrike në Chernihiv

Erdogan vlerësoi udhëheqjen amerikane: “Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë proces”

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Inteligjenca amerikane: Rusia po përgatit sabotim në bazat ushtarake në Evropë

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Blinken i kërkon Turqisë të miratojë pranimin e Suedisë në NATO
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po e akuzon VV-ja
Vuçiqi me Borrellin e Lajçakun: Folëm për përpjekjet e Kurtit për të kryer spastrimin etnik të serbëve
Osmani: Ratifikimi i Marrëveshjeve të Procesit të Berlinit lehtëson komunikimin dhe rrit shkëmbimet ndërmjet Kosovës dhe BeH
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?