By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të dielën, 25 maj
May 24, 2025
Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim
May 24, 2025
Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt
May 24, 2025
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve
May 24, 2025
Politikanët u bënë yje të skenës publike, kurse qytetarët mbeten vëzhguesit që duartrokasin
May 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pistorius: Gjermania do ta vazhdojë kontributin për sigurinë e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pistorius: Gjermania do ta vazhdojë kontributin për sigurinë e Kosovës
Lajme

Pistorius: Gjermania do ta vazhdojë kontributin për sigurinë e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 9:22 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare, bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputetë të Bundestagut gjerman.

“Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, kryeministri Kurti, që në krye të herës, shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurti me këtë rast sipas njoftimit, veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre.

Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij. Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Pistorius me rezultatet e qeverisjes, prioritizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024 dhe për zhvillimet e fundit në vend. Bashkë folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministrit Pistorius, u përcoll edhe me një takim tjetër me delegacione të zgjeruara ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga komisionet parlamentare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim

Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt

Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve

Rreth 20 mijë maturantë në Kosovë do testohen më 21 qershor

Kosova shënon sot Ditën e Presidentit

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjykata komercialë reagon pas kritikave të shumta: Të mos paragjykohen vendimet

Kosova Times Kosova Times October 20, 2023
NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë
ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksual në shkolla
ShBA-ja thotë se nuk qëndrojnë raportimet se ajo do që Ukraina të ndryshojë strategji
Ministri holandez i Mbrojtjes konfirmoi dërgimin e F-16 në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?