By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit
August 11, 2025
Pesë gazetarë të Al Jazeera-s u vranë në një sulm izraelit në Gaza
August 11, 2025
Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta në Jarinje
August 11, 2025
Moti sot në Kosovë
August 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 gusht
August 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: As ShBA-ja, e as BE-ja s’kanë kërkuar që të heqim dorë nga njohja reciproke
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: As ShBA-ja, e as BE-ja s’kanë kërkuar që të heqim dorë nga njohja reciproke
Ballina 1Lajme

Osmani: As ShBA-ja, e as BE-ja s’kanë kërkuar që të heqim dorë nga njohja reciproke

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 12:49 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, pas takimit me homologun e saj nga Malta, George Vella, Osmani u pyet të komentonte deklaratat e të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke.

Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat.

Siç kanë deklaruar zyrtarët në Serbi, ky propozim franko-gjerman, që thuhet se është dorëzuar liderëve në Prishtinë dhe Beograd, parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Beogradit në bllokun evropian.

“Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike të cilat diskutohen në Bruksel. Siç e dini, ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutimet për fatin e të zhdukurve me dhunë apo edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Dhe përpjekjet e partnerëve tanë që të gjitha këto çështje të shtyhen përpara në një mënyrë të intensifikuar”, tha Osmani.

“Megjithatë, nuk ka pasur kërkesë, qoftë nga ShBA-ja, qoftë nga partnerët e tjerë brenda BE-së asnjëherë që Kosova të heqë dorë nga kërkesa për njohje reciproke, sepse të gjithë e kuptojnë që ajo është domosdoshmëri që e përmbyllë një kapitull të dhimbshëm të asaj çfarë ka ngjarë në këto dekada në Ballkanin Perëndimor, që kanë qenë luftëra të tmerrshme të iniciuara dhe të kryera nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se edhe vetë presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të ketë në qendër njohjen reciproke.

Ndërkaq, Escobar më herët gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi, për të inkurajuar palët që të intensifikojnë procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe që ka për synim normalizimin e raporteve mes shteteve.

Zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe ka thënë se ShBA-ja e mbështet të njëjtin, duke argumentuar se ky propozim “do ta zhbllokonte Kosovën, por potencialisht edhe Serbinë, në rrugën e integrimeve euroatlantike”.

Më 22 tetor në Prishtinë qëndroi edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai tha se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar edhe për propozimin franko-gjerman, por nuk dha më shumë detaje.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, përderisa Prishtina kërkon që njohja reciproke të jetë pjesë e marrëveshjes finale, Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s u vranë në një sulm izraelit në Gaza

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta në Jarinje

Presidentja kërkon veprim urgjent pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Haxhiu kritikon sistemin e drejtësisë pas rastit në Gjilan

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

LDK-ist ngrite zërin e mos hesht!

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
KGjK-ja suspendon gjyqtarin në rastin e Sekiraqës
Osmani takoi kryeministrin e Sllovakisë
Osmani takohet me Escobarin në Nju Jork
Arifi: Kemi shënuar rekord të të hyrave- 196% në raport me planifikimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?