By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja i kërkon Serbisë t’i japë fund mosndëshkimit të autorëve të vrasjes së gazetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja i kërkon Serbisë t’i japë fund mosndëshkimit të autorëve të vrasjes së gazetarëve
Rajon / Botë

BE-ja i kërkon Serbisë t’i japë fund mosndëshkimit të autorëve të vrasjes së gazetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 4:12 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Serbisë të enjten t’i japë fund pandëshkueshmërisë se përgjegjësve për vrasjen e gazetarëve dhe i ka kërkuar të sigurojë kushte të duhura për punën e lirë dhe të pavarur të gazetarëve.

Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i liroi javën e kaluar katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija, në prill të vitit 1999.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, shprehu keqardhjen e saj për vendimin e gjykatës në Beograd dhe që vrasja e Quruvija nuk është zbardhur akoma dhe vrasësit nuk janë dënuar, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 vjet.

“Autoritetet përkatëse të Serbisë duhet të ndërmarrin hapa që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë në këtë rast dhe të nxjerrin para drejtësisë kryesit. Gazetarët duhet të punojnë pa presion dhe në mënyrë të lirë”, tha Pisonero.

Gjykata e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi Radomir Markoviqin nga akuzat për nxitjen e vrasjes së rëndë, si dhe Millan Radonjiqin, Mirosllav Kurakin dhe Ratko Romiqin nga akuzat për bashkëpjesëmarrje në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte. Ai ishte pronar dhe redaktor i “Dnevni telegraf” (Telegrafi Ditor) dhe i gazetës javore, “Evropljanin”, (Evropiani).

Pisonero ka rikujtuar edhe porositë nga Raporti i Progresit për Serbinë, ku kërkohet që të krijohen kushte për respektimin e standardeve të lirisë së mediave në Serbi.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, iu është përgjigjur pyetjeve rreth sulmeve verbale ndaj disa mediave evropiane që në një intervistë i ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i quajtur edhe si ”media kriminale”.

“Nuk komentojmë zakonisht komente e personave të tjerë, sidomos kur nuk e dimë kontekstin. Por, BE-ja dhe Komisioni Evropian kanë qëndrim të qartë dhe mbështesin fuqishëm lirinë e mediave dhe të gazetarëve si në BE, ashtu edhe jashtë saj. Kërkojmë fuqishëm që gazetarët të kenë mundësi të punojnë pa presion”, tha Stano.

Duke iu referuar kritikave të Vuçiqit dhe fyerjeve që ua kishte bërë disa mediave evropiane, Stano, pa ia përmendur emrin, e ftoi presidentin serb “të shikojë rreth vetes dhe të shohë se çfarë kanë bërë autoritetet e vendit të tij për mediat”.

“Kushdo që bën kualifikime të tilla për mediat një gjë e tillë flet më shumë për atë person. Për shembull, lejimi i mjeteve të propagandës ruse që të vendosen në Serbi. E kam fjalën për RT-në, medium i Rusisë që është i ndaluar në BE, i cili përhap propagandën më të ashpër ruse rreth luftës ilegale të Rusisë ndaj Ukrainës”, theksoi Stano.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë disa herë që t’i mbështesë sanksionet e bllokut ndaj Rusisë, përfshirë edhe kur është fjala për ndalimin e mediave të cilat janë të sanksionuara nga BE-ja. Por, Serbia vazhdon të refuzojë përshtatjen e qëndrimeve të veta me ato të BE-së kur është fjala për sanksionet ndaj Rusisë.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Protestojnë studentë në Los Anxhelos, përleshen grupet pro-palestineze dhe pro-izraelite

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
Bislimi dhe ministri irlandez flasin mbi zhvillimet në lidhje me dialogun
Tërmet i fuqishëm godet Kretën, lëkundjet ndihen në Egjipt, Izrael e Qipro
Një Kennedy për president mund t’i ndërlikojë kalkulimet zgjedhore në ShBA
Klinikat operojnë me “rezervat e fundit” të gjakut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?