By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Ju e politizuat dhe e personalizuat këtë çështje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Ju e politizuat dhe e personalizuat këtë çështje
Ballina 1Lajme

Rama: Ju e politizuat dhe e personalizuat këtë çështje

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 5:09 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për këmbim të pronave komunale në Prishtinën e Re, me pronat private në Badoc.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar asamblistët për pasojat nëse anulohet vendimi për këmbimin e pronave. Ai në fjalimin e tij ka thënë se si qeverisje lokale kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Ndërsa theksoi se vendimi ka rrjedh nga një proces i cili ka fillua nga qeverisja e kaluar, pra jo nga Përparim Rama. Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhdu këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërgu pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim, nuk ka reagu askush; është diskutuar në KPF, nuk ka reagu askush; është miratu në këtë Kuvend, nuk ka reagu askush”, tha Rama.

Sipas tij kanë kaluar disa javë asnjë fjalë nuk e kanë thënë as Vetëvendosja as PDK.

“Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat dhe e personalizuar këtë çështje”, tha ai.

Ai kritikoi edhe ministrinë e PL për tërheqjen e vendimit.

“Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë në Ministri të Pushtetit Lokal që kanë miratuar ligjshmërinë, të njëjtit e tërheqin atë. Pa asnjë argument shtesë, pa asnjë fakt shtesë. Nuk janë një apo dy zyrtarë, por janë pesë zyrtarë të njëjtë që kanë nënshkrua ligjshmërinë e këtij vendimi, përfshirë Ministrin e MAPL dhe më pas që të pestit e tërheqin ligjshmërinë e tij, përfshirë edhe ministrin”.

Ndërkohë që Ministria e Financave thotë se pas informatave nga mediat po suspendojnë vlerësimin e pronave, Rama ka akuzuar për këtë vendim.

“Do të thotë, as fakte nga prokuroria, as nga policia, as ndonjë dëshmi tjetër të kërkuar nga Komuna, POR THOTË PAS RAPORTIMEVE NGA MEDIAT. Do të thotë një proces të cilin Ministria është e obliguar me ligj ta zbatojë, sikur i ka zbatuar me qindra vendime deri sot, thotë po e SUSPENDOJË, në bazë të spekulimeve në media. Njëkohësisht, me këtë, vepron në kundërshtim edhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023”.

Për hir të korrektësisë ai ripërsëriti siç tha të gjitha të pavërtetat që janë thënë për këtë proces:

“Është raportu se: Kryeqyteti i ka dhanë 20 hektarë për 8 hektarë. Nuk është e vërtetë. Vendimi i Asamblesë së Kryeqytetit e thotë qartë se prona 8 hektarëshë këmbehet me PJESË të parcelës 20 hektarëshe, e përsëris me pjesë të parcelës, jo me krejt parcelën. sa tokë do të këmbehet, 10 ari, 50 ari, 2 hektarë apo 5 hektarë, nuk e përcakton kryeqyteti e as Përparim Rama, por e përcakton Ministria e Financave. Është thënë se Përparim Rama dhe qeverisja aktuale e kanë nisë këtë proces. PRAPË E PAVËRTETË. SI rezultat i vlerësimit nga ministria e financave në maj të vitit 2022, palës ju ka këmby vetëm një pjesë e parcelës dhe i ka mbet edhe një pjesë tjetër me u këmby. rrjedhimisht, pala ka bë kërkesë për vazhdim të procedurës, po e përsëris, vazhdim të procedurës, jo fillim të procedurës. Madje, pala ka akuzu Kryeqytetin për neglizhencë në vazhdim të këtij procesi. Ju lutem ta shihni procesverbalin zyrtar”.

Gjithashtu ai u ndaj edhe te shqetësimet e asamblistëve rreth asaj se çfarë interesi ka Kryeqyteti me marrë një tokë te liqeni?

“Përparim Rama, nuk ka deklaru atë tokë me interes publik, por Ministria e Mjedisit me një vendim të vitit 2020 i cili përcakton tokat rreth LIQENIT të mbrojtura, dhe obligon, pra, po e përsëris obligon organet komunale me bo Këmbimin. Kuvendi Komunal në vitin 2021 ka konfirmu vendimin e Ministrisë së Mjedisit rreth interesit publik të asaj toke. JO UNË !”, tha Rama.

Ai tha se është e mirëseardhur prokuroria të hetojë rastin jo vetëm në institucion të Kryeqytetit, por të zgjerohet edhe në Ministri të Pushtetit Lokal edhe në Ministri të Financave.

“Edhe njëherë po deklarojmë si qeverisje, se ne kemi vepruar në çdo moment të këtij procesi në përputhje me ligjin dhe manualin e Ministrisë së Pushtetit Lokal për këmbim të pronave. Ju lutem, ju e dini saktë çka thotë manuali për këmbim të pronave. Prandaj, sot vendimmarrja është në dorën tuaj si organ kompetent, secilin vendim qe do ta merrni mund të ketë pasoja në të ardhmen. Unë si kryetar i kryeqytetit, ashtu siç më obligon ligji, jam i obliguar që t’i zbatoj vendimet e Kuvendit të Kryeqytetit. Mirëpo, përgjegjësia dhe pasojat e mundshme janë tuajat”, ka thënë Rama. /Kosovatimes/

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave

Kosova Times Kosova Times July 1, 2025
Erdogan përballet me pikëpyetje lidhur me embargon ndaj Izraelit
SHBA-ja po gjurmon se nga rrodhi informacioni shumë i klasifikuar
Lumezi: Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike
Komisioni Evropian do të rekomandojë të martën nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?