By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe Gjykata i refuzon Berishës lejen për të shkuar në parlament
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Edhe Gjykata i refuzon Berishës lejen për të shkuar në parlament
Ballina 2Rajon / Botë

Edhe Gjykata i refuzon Berishës lejen për të shkuar në parlament

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 6:52 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme i dha sot të drejtë Prokurorisë, duke rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, që t’i lejohej pjesëmarrja në seancat parlamentare. Që prej 30 dhjetorit zoti Berisha ndodhet në arrest shtëpie, pasi më parë kishte refuzuar t’i bindjen urdhrit të Gjykatës për “detyrim paraqitje” pranë një oficeri të policisë gjyqësore, me pretendimin se masa e sigurisë ndaj tij ishte dhënë në shkelje të kushtetutës së vendit.

Avokatët e zotit Berisha akuzuan sot Gjykatën se mori një vendim në shkelje të ligjit, duke mos marrë në konsideratë as praktikat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, gjykata po vepron sipas urdhrave politikë të kryeministrit Edi Rama. “Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, deklaroi zoti Gjokutaj, në përfundim të seancës, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Pak javë më parë, kërkesa e ish kryeministrit ishte hedhur poshtë nga prokurorët e çështjes, të cilët kishin shpjeguar se sipas Kodit të Procedurës penale “në kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi, vlejnë rregullat e paraburgimit”, e për pasojë “e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë dhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për Kuvendin, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.

Prokurorët kishin mbështetur po ashtu idenë, se në asnjë dispozitë ligjore nuk është parashikuar mundësia e dhënies së një leje të tillë e sipas tyre edhe në kërkesën e avokatit të zotit Berisha “nuk evidentohet asnjë dispozitë mbi të cilën të mbështetet kërkesa për dhënien e kësaj leje”.

Zoti Berisha është në hetim për procedurat e ndjekura në rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. Ai dyshohet të ketë favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, lulëzoi një kompleks pallatesh.

Ndonëse në arrest shtëpie, çdo mbrëmje zoti Berisha, shfaqet në dritaret e apartamentit të tij, duke ju drejtuar grupeve të mbështetësve që grumbullohen pranë banesës, në një nga zonat qendrore të Tiranës.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Hi-tech

Lego ka njoftuar setin më të shtrenjtë në historinë e saj — Ylli i Vdekjes nga Star Wars. Seti do të kushtojë 1,000 dollarë.

Kosova Times Kosova Times September 5, 2025
Osmani kërkon qasje të barabarta në institucione për të shurdhrit
Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit
BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike
Perimet për turshi, “të paprekshme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?