By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat në Serbi censurojnë fjalimin e Kurtit, ndalën transmetimi direkt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mediat në Serbi censurojnë fjalimin e Kurtit, ndalën transmetimi direkt
Ballina 1Lajme

Mediat në Serbi censurojnë fjalimin e Kurtit, ndalën transmetimi direkt

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 9:57 AM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Në mediat serbe transmetimi nuk ka vazhduar drejtpërdrejt kur fjalën e ka marrë kryeministri Kurti. Në televizionin shtetëror të Serbisë (RTS) transmetimi është ndërprerë sapo fjalën e ka kryeministri Kurti. Transmetimi është ndërprerë edhe nga disa media tjera serbe. 

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu, ka reaguar, duke thënë se Aleksandër Vuçiq është në panik e frikë të madhe përballë Republikës së Kosovës. Ndërsa, situatën me transmetimin e ka përshkruar si censurë.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, ka shkruar ai.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten është diskutuar për Kosovën me kërkesën e Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt, ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti e Serbinë presidenti i saj.

Kryeministri Kurti e ka kualifikuar gënjeshtër çdo pretendim të presidentit të Serbisë të shprehur në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se nëpërmjet vendimit të fundit të BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për pagesa, Kosova është duke kryer spastrim të serbëve.

Në fjalimin e mbajtur para KS të OKB-së Kurti ka theksuar se pretendimet përbëjnë propagandë të rrejshme dhe nxitje të tensioneve.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Të gjithë duan të na ndihmojnë, por askush nuk do vërtet”

Kosova Times Kosova Times September 20, 2022
Scholz mbështet dëbimin e migrantëve të jashtëligjshëm
Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci
Vuçiq kërkon që NATO-ja “të mbrojë serbët në Kosovë”
Në panairin e librit “Prishtina 2024”, ka më pak vizitorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?