By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daçiq: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Daçiq: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim
Ballina 2Rajon / Botë

Daçiq: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 2:33 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se Brukseli është duke e rritur trysninë ndaj Serbisë pas kërkesës zyrtare për ta futur Marrëveshjen e Ohrit, me të cilat Beogradi nuk u pajtua, në kornizën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Tani po përpiqeni t’ia impononi Serbisë një detyrim përmes Bashkimit Evropian dhe Kapitullit 35, që nëse dëshiron të bëhet anëtare, duhet të ketë të ashtuquajturin zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe pjesën e marrëveshjes me të cilën nuk u pajtua”, tha Daçiq për TV Pink.

Ai tha se Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.

“Me deklaratën gojore të presidentit të Serbisë, ai u shkëput nga disa formulime që sugjerojnë se kjo është një lloj njohjeje e Kosovës dhe se jemi dakord që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Më 3 shkurt, Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia dorëzoi Këshillit të BE-së propozimin për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok, duke e futur Kapitullin 35.

Me këtë propozim, detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe nga Aneksi i zbatimit të saj, të miratuar marsin e kaluar në Ohër, janë formalisht pjesë përbërëse e procesit të negociatave për anëtarësim ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Dhjetorin e kaluar, Këshilli i Ministrave kërkoi nga Komisioni që në negociatat e anëtarësimit ndërmjet Beogradit dhe Brukselit të përfshihen detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kapitulli 35 i kornizës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, që quhet “çështje të tjera”, në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për të vëzhguar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve, ky kapitull ishte ndër të parët që u hap – më 14 dhjetor 2015.

Më 27 shkurt 2023, Serbia dhe Kosova e arrtin Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Një muaj më vonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ato u pajtuan edhe për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu, u dakordua që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Që nga viti 2011, Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar një dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, me ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia refuzon ta pranojë.

You Might Also Like

Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe

Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore

Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik

Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi

Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Rusia s’ka ndikim në Shqipëri, Serbinë duhet ta mbajmë në anën tonë

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
I mituri arrestohet për vjedhje të rëndë
Abdixhiku prezanton projektin për kompleksin sportiv në Prishtinë
WSJ: Themeluesi i Telegram u kërkua dhe u synua nga qeveritë
Franca ndalon demonstratat në mbështetje të Palestinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?