By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike
June 12, 2025
Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre
June 12, 2025
Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas
June 12, 2025
Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron
June 12, 2025
Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet tjera në fushën e zbatimit të ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet tjera në fushën e zbatimit të ligjit
Ballina 1Lajme

Policia fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet tjera në fushën e zbatimit të ligjit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 2:57 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, mbështetur edhe nga njësit e ndryshme policore dhe nga institucionet tjera, ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime.

Arrestimet e personave me urdhër arrest ndërkombëtar (pesë arrestime):

  • Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.
  • Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale “Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.
  • Më datë 02.01.2024  është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale “Grabitje e rëndë”, “Krim i kryer në bashkëpunim”, “Krim i përsëritur”, “Zhvatje” dhe “Krim kundër ambientit’.
  • Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi  i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria  për veprën penale “Dhunë në familje”.
  • Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje”.

Ekstradime, transferime dhe depërtime të personave (tetë ekstradime e transferime):

  • Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.
  • Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L. , qytetar i RKS,  për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale “Shkaktim i aksidentit me fatalitet”.
  • Më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve”.
  • Më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi  me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.
  • Më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi  me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë’’ dhe ’’Grabitje”.
  • Më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi  me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona.
  • Me datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje”.
  • Më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi  me inicialet Th.S., qytetar  i Nigerisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e  personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre

Kurti homazhe te Rugova e Demaçi në 26 vjetorin e çlirimit

Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër

Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-gazetari i BBC-së pranon fajësinë për 3 akuzat lidhur me imazhet me natyrë seksuale të fëmijëve

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Një ekuipazh tanku izraelit vrau një gazetar të Reuters dhe plagosi 6 gazetarë të tjerë në Liban
Rusët aterrojnë në Beograd pas vendimit për mobilizim
Bloomberg: elita është e frikësuar nga thirrjet e Prigozhin për “represione staliniste”
Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit për veprim për të ndaluar sulmet ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?