By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin
December 14, 2025
UGSH, dega SHBA. Nderohen gazetarë të shquar shqiptaro-amerikanë
December 14, 2025
Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)
December 14, 2025
Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 6:14 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas njoftimit, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleate e fuqishme në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”.

Kjo vizitë ka për synim që të riafrimojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.

Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASh-i. Në këtë konferencë, delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga nënpresidentja Kamala Harris.

Sipas DASh-it, Blinken në Gjermani do të zhvillojë takime dypalëshe për të theksuar mbështetjen e ShBA-së për ukrainasit, “do të vazhdojë diskutimet me partnerët se si mund të arrihet një paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme” dhe për “përkushtimin e palëkundur” të Uashingtonit ndaj sigurisë transatlantike.

Pjesëmarrja e Blinkenit në Konferencën e Munihut, bëhet pasi ai përfundoi turneun e pestë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në muajin e pestë dhe është konflikti më vdekjeprurës që palët kanë zhvilluar deri më tani. Si pasojë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në Izrael u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite, që po vazhdon, në Gazë janë vrarë mbi 27.000 persona.

Përveç luftës në Gazë, komuniteti ndërkombëtar po vazhdon të mbështesë Ukrainën, e cila që nga shkurti i viti 2022 po përballet me luftën e paprovokuar të nisur nga Rusia.

You Might Also Like

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gratë shqiptare s’po lindin më fëmijë! Shqipëria vendi i tretë në Evropë me normën më të ulët të lindshmërisë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2023
Rafuna zgjedhet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF
Rajoni i Kurskut sulmohet nga dronet
Myftiu i Shkupit: Toleranca, një nga shtyllat e islamit
Haradinaj i reagon Kurtit rreth deklarimeve të tij ndaj Kushtetueses
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?