By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria me 30% rritje të numrit të turistëve të huaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Shqipëria me 30% rritje të numrit të turistëve të huaj
Turizëm

Shqipëria me 30% rritje të numrit të turistëve të huaj

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 7:35 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Viti 2024 nisi me rritje të shifrave të flukseve hyrëse turistike drejt Shqipërisë. Gjatë muajit janar 489,599 turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 30% më shumë se janari i vitit të kaluar, referuar shifrave të bëra publike nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në krye të listës renditen shtetasit e Kosovës, me 215 mijë vizitorë ose rreth 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndjekur nga vizitorët italianë të cilët kanë qenë 53 mijë ose 50,4% më shumë, ndërsa të tretët renditen vizitorët e Mali të Zi me 52,662 hyrje ose +32,6% krahasuar me janarin e vitit të mëparshëm.

Po ashtu, ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411%, Rumania me mbi 120%, Spanja me rritje 104%, Anglia me 10,545 vizitorë apo 62% më shumë se janari i vitit të kaluar, Suedia me një rritje 73% e Franca me rreth 3 mijë vizitorë, apo 41,7% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2023.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në komunikimet e saj publike të fundit e ka cilësuar vitin 2024 si gurin e provës dhe një sfidë e përgjegjësi të madhe për të përballuar me sukses flukset e shtuara turistike. Disa nga masat e marra nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit për këtë vit janë mbështetja e 8 bashkive bregdetare me operatorë shtesë pastrimi, ngritja e një Task Force në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura dhe për të përmirësuar cilësinë e ujërave në plazhe, certifikimi i detyrueshëm i operatorëve turistikë detarë dhe prezenca e vrojtuesve në çdo stacion plazhi.

Gjithashtu Shqipëria po përgatitet të marrë pjesë edhe në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, që zhvillohet në fillim të muajit mars.

You Might Also Like

Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere

Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin

Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme

Shikoni zbritjen poshtë pistës më të gjatë të rrëshqitjes me slitë në Evropë: 60 minuta lumturie

20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Erdogan thotë se është pajtuar me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Tri pikëkalime kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara
GENERO: Pas humbjes së Ramës si partner në Ballkanin e Hapur, Vuçiq do të rrisë presionin ndaj Malit të Zi.
Siria kërkon që Putini të ekstradojë Asadin për gjykim
Hekurudha me e gjate transiberiane ne botë, një udhëtim prej 7 ditësh e netësh, nëpër 8 zona kohore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?