By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike
June 27, 2025
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: ShBA dhe Gjermania të gjejnë mënyra alternative për të ndihmuar Ukrainën  
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ekspertët: ShBA dhe Gjermania të gjejnë mënyra alternative për të ndihmuar Ukrainën  
Ballina 2Rajon / Botë

Ekspertët: ShBA dhe Gjermania të gjejnë mënyra alternative për të ndihmuar Ukrainën  

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 6:08 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

Senati amerikan do të shqyrtojë një paketë ndihme urgjente për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe aleatët e tjerë, por fati i ndihmave për Ukrainën është i pasigurt në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët, me ish-presidentin Donald Trump që e kundërshton atë. Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Shtëpinë e Bardhë të premten për të diskutuar në lidhje me ndihmat për Ukrainën.

Rusia vijon të godasë Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës me raketa dhe dronë, ndërsa si qëllim ka të shkaktojë dëme në infrastrukturën jetike të vendit. Së fundmi një sulm me dron në qytetin ukrainas të Kharkivit shkaktoi vrasjes e 7 personave, përfshirë tre fëmijë të vegjël.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të premten i dha urdhrin “Ylli i Artë”, nderimi më i lartë i vendit, ish-shefit të ushtrisë Valerii Zaluzhnyi. Ceremonia ndodhi një ditë pasi zoti Zelenskyy e zëvendësoi atë.

Në Uashington, Presidenti Joe Biden u takua të premten me kancelarin gjerman Olaf Scholz; një vizitë kjo që në qendër të axhendës kishte ndihmat ushtarake për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë dy donatorët kryesorë të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ndihmat amerikane janë bllokuar për javë të tëra nga Kongresi, për shkak të kundërshtisë në mesin e shumë ligjvënësve republikanë.

“Dështimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nëse ndodh, që të mos mbështesë Ukrainën, është gati gati një neglizhencës kriminale dhe kjo është e turpshme”, tha ai.

Zëri i Amerikës pyeti te enjten Departamentin e Shtetit nëse ShBA-ja mund të vazhdojë të japë ndihmë për Ukrainën ndërsa Kongresi mban të bllokuar paketën e ndihmave.

“Nuk ka një mënyrë magjike për të siguruar paratë. Nuk ka alternativë tjetër kur bëhet fjalë për këtë çështje. Dhe kjo është arsyeja pse ju e keni parë këtë administratë të mbrojë me forcë projektligjin që parasheh financim shtesë e që u bë publik gjatë fundjavës së kaluar”, tha Vedant Patel, Zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se kancelari Scholz dhe presidenti Biden mund të gjejnë mënyra të tjera kur vjen puna për të ndihmuar Ukrainën.

“Ndoshta Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara mund të mendojnë në mënyrë krijuese për t’i dhënë një përgjigje këtij shqetësimi. Për shembull, nëse Gjermania ka para dhe Shtetet e Bashkuara kanë municione mund të ketë mënyra për të ndihmuar Ukrainën, edhe pa miratimin e ndihmave nga Kongresi. Mund të ketë kanale të tjera dhe mekanizma të tjerë”, thotë Michael Kimmage, nga Universiteti Katolik i Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, kancelari gjerman po ashtu komentoi intervistën e ish-prezantuesit të Fox News, Tucker Carlson në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë “qesharake”. Ai e quajti një mashtrim rrëfimin e zotit Putin mbi zanafillën e luftës në Ukrainë dhe tha se arsyeja e vetme për të cilën presidenti rus e nisi ishte pushtimi i territorit.

You Might Also Like

Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe

Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore

Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik

Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi

Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zvicra “diskriminuese” ndaj burrave

Kosova Times Kosova Times October 11, 2022
Horoskopi ditor për datën 17 Qershor
Roma mposhtet nga Atalanta, rrezikon vendin në Ligën e Kampionëve
Medvedev dhe djali i tij përdorin jahtin 100 milion dollarë!
Gëvalla kujton të atin, publikon copëza nga ditari i tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?