By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri rus: Ukraina po përgatit një provokim me një pajisje radioaktive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministri rus: Ukraina po përgatit një provokim me një pajisje radioaktive
Rajon / Botë

Ministri rus: Ukraina po përgatit një provokim me një pajisje radioaktive

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 9:06 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po përgatit “një provokim” me një pajisje radioaktive. Ky pretendim tronditës u hodh poshtë me forcë nga zyrtarët ukrainas dhe britanikë, ndërsa tensionet janë shtuar me përpjekjet e Moskës për të frenuar përparimin e forcave ukrainase në jug.

Ministri rus Shoigu i bëri pretendimet gjatë telefonatave me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Turqisë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se zoti Shoigu ka shprehur shqetësimin për “provokime të mundshme nga ana e Ukrainës” duke përdorur një pajisje që falë shpërthimit të eksplozivit mundëson shpërndarjen e mbetjeve radioaktive. Ajo nuk ka efektin shkatërrimtar të një shpërthimi bërthamor, por mund të ekspozojë zona të gjera ndaj ndotjes radioaktive.

Autoritetet ruse kanë përsëritur vazhdimisht pretendimet se Ukraina mund të shpërthejë një bombë të tillë dhe të fajësojë për këtë Moskën. Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë akuzuar Moskën se po përgatit një plan të tillë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace refuzoi me forcë pretendimin e zotit Shoigu dhe e paralajmëroi Moskën që të mos e përdorë si pretekst për përshkallëzimin e konfliktit.

Ministria britanike e Mbrojtjes vuri në dukje se gjatë telefonatës, zoti Shoigu “pretendoi se Ukraina po i planifikon këto veprime me lehtësimin e vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë, për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë”.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se: “Sekretari i mbrojtjes i refuzoi këto pretendime dhe paralajmëroi se këto aludime nuk duhet të përdoren si pretekst për një përshkallëzim më të madh. Sekretari i mbrojtjes gjithashtu përsëriti mbështetjen e Britanisë dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për Ukrainën, si dhe dëshirën për të shtensionuar konfliktin”.

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, gjithashtu i hodhi poshtë pretendimet e zotit Shoigu si “një absurditet absolut dhe krejt i parashikueshëm nga ata që mendojnë se mund të gënjejnë haptazi dhe t’i bëjnë njerëzit që t’i besojnë”. Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se vendi i tij as nuk disponon dhe as nuk ka në plan të marrë bomba që shkaktojnë ndotje radioaktive.

You Might Also Like

Lajçak për bisedat me Epsteinin: Po ndihem si idiot

646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni të Veriut

Prokurorët francezë bastisin zyrat e Elon Musk-ut

Mbledhje me më shumë se 70 vjet traditë: Çfarë është Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kievin të martën

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Turqisë
LDK besim e qytetarëve të Prizrenit do ta shndërroj në projekte konkrete
Fituesi i Çmimit Nobel Hinton: IA do të zëvendësojë masivisht punën njerëzore për fitim
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?