By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë do të ndodhte nëse Egjipti do të zhbënte traktatin e paqes me Izraelin?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë do të ndodhte nëse Egjipti do të zhbënte traktatin e paqes me Izraelin?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë do të ndodhte nëse Egjipti do të zhbënte traktatin e paqes me Izraelin?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 10:08 PM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Ishte një shtrëngim i ngrohtë duarsh, i pazakontë mes udhëheqësve të Egjiptit dhe Izraelit, i realizuar para syve të presidentit amerikan, Jimmy Carter. Nën hijen e pemëve në Kampin David në Merilend, presidenti i Egjiptit, Anwar Sadat, dhe kryeministri izraelit, Menachem Begin, çimentuan një marrëveshje historike që ka mundësuar paqen mes dy shteteve të tyre për më shumë se 40 vjet. Kjo marrëveshje ka shërbyer si burim i qëndrueshmërisë, në rajonin e paqëndrueshëm.

Paqja mbretëroi gjatë dy kryengritjeve palestineze dhe një seri luftërash mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Por, tani kryeministri Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i dërgojë trupat izraelite në Rafah, qytet në Gazë në kufi me Egjiptin dhe Qeveria egjiptiane po kërcënon se do të zhbëjë marrëveshjen e paqes.

Në këtë artikull mund të mësoni më shumë për historikun e traktatit të paqes dhe çfarë mund të ndodhë nëse ai zhbëhet.

Si lindi traktati?

Ishte viti 1977 dhe Begin, kryeministri i ri i Izraelit, kundërshtoi dhënien e tokës që Izraeli pushtoi një dekadë më parë në luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Në këto toka të pushtuara përfshihej edhe Gadishulli Sinai i Egjiptit.

Egjipti dhe Izraeli kishin zhvilluar katër luftëra të mëdha, dhe më e fundit ishte ajo e vitit 1973. Prandaj, bota u trondit kur Sadat nga Egjipti, u shkëput nga udhëheqësit e tjerë arabë dhe vendosi të angazhohej me izraelitët.

Bisedimet kulmuan me Akordet e Kampit David në shtator të vitit 1978 dhe traktati i paqes u arrit vitin pasues.

Nën traktatin e paqes, Izraeli u pajtua të tërhiqej nga Sinai, të cilin Egjipti do ta linte të çmilitarizuar. Anijeve izraelite iu lejua kalimi përmes Kanalit të Suezit, një rrugë kyçe për tregti. Dy shtetet vendosën marrëdhënie të plota diplomatike dhe kjo ishte marrëveshja e parë e paqes që Izraeli arriti me një shtet arab.

“Akordet e Kampit David u udhëhoqën nga tre burra të guximshëm që ndërmorën një qëndrim të guximshëm sepse ata i dinin efektet afatgjata për paqen dhe sigurinë, si për atëherë, por edhe për të ardhmen. Edhe sot na duhet një udhëheqje e tillë dhe aktualisht nuk kemi diçka të tillë”, tha Paige Alexander, drejtor ekzekutiv i Qendrës Carter.

Cili është qëndrimi aktual i Egjiptit?

Dy zyrtarë të Egjiptit dhe një diplomat perëndimor i thanë Associated Press më 11 shkurt se Egjipti mund ta pezullojë traktatin e paqes nëse trupat izraelite pushtojnë Rafahun.

Netanayhu thotë se Rafahu është bastioni i vetëm i mbetur i Hamasit pas më shumë se katër muajsh luftë dhe se do të dërgojë trupat tokësore që të mposhtë grupin radikal palestinez.

Por, Egjipti kundërshton çdo lëvizje që do të mund të detyronte palestinezët e dëshpëruar të ikin përtej kufirit dhe në territorin e tij. Rafahu, po ashtu, shërben si pika kryesore për ndihma humanitare në territorin e rrethuar. Egjipti ka argumentuar se një sulm izraelit mund të pengonte dërgesat e ndihmës kyçe.

Popullsia e Rafahut është rritur nga 280.000 në 1.4 milion, teksa palestinezët po ikin nga lufta në pjesën tjetër të Gazës. Qindra mijëra nga këta të evakuuar po jetojnë në kampe me tenda.

Netanyahu e ka urdhëruar ushtrinë që të përgatisë një plan për evakuimin e të gjithë civilëve palestinezë para nisjes së ofensivës. Por, është e paqartë se ku do të dërgoheshin ata.

Netanyahu tha të dielën se ata do të mund të kthehen në një mjedis të hapur më në veri. Por, ato zona kanë pësuar dëme të mëdha nga ofensiva izraelite.

Çfarë do të ndodhë nëse zhbëhet traktati?

Traktati në mënyrë të madhe kufizon numrin e trupave në dy anët e kufirit. Kjo i ka mundësuar Izraelit të përqendrojë ushtrinë e tij në kërcënime të tjera.

Përveç luftës në Gazë, Izraeli në baza ditore përfshihet në sulme me grupin militant Hezbollah në Liban, përderisa një numër i madh i forcave izraelite janë dislokuar në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Nëse Egjipti do të zhbënte marrëveshjen, do të mund të nënkuptonte që Izraeli më nuk do të mund ta ketë kufirin e saj jugor një oazë të qetësisë. Rritja e forcave përgjatë kufirit me Egjiptin pa dyshim që do të dyfishonte sfidat për ushtrinë izraelite.

Por, një pezullim i traktatit do të kishte pasoja serioze edhe për Egjiptin. Ky shtet ka marrë miliarda dollarë ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara që kur është arritur marrëveshja e paqes.

Nëse marrëveshja anulohet, do të mund t’i vinte në rrezik ato fonde. Një grumbullim masiv ushtarak, po ashtu, do të rëndonte ekonominë të Egjiptit, e cila veçse është në vështirësi.

Alexander tha se çdo hap që do ta tërhiqte Egjiptin në armiqësi “do të ishte katastrofal për tërë rajonin”.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kandiq ka tërbuar mbështetësit e regjimit ne RS dhe Serbi: Ofendime dhe mallkime të neveritshme për shkak të “idesë së çmendur të Milorad Dodik”…

Kosova Times Kosova Times July 22, 2023
Vapa e madhe rrit numrin e pacientëve në QMF-të e kryeqytetit
Haradinaj: Dardania e Pejës na dha dritën e gjelbër drejt fitores
Vendosen masa mbikëqyrëse ndaj biznesmenit të arrestuar nga Kosova
Merdara e Bërnjaku të mbyllur, Jarinje ende e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?