By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun dhe sollëm lirinë
December 31, 2025
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahen konsultimet politike mes ministrive të Jashtme të Kosovës e Kroacisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahen konsultimet politike mes ministrive të Jashtme të Kosovës e Kroacisë
Lajme

Mbahen konsultimet politike mes ministrive të Jashtme të Kosovës e Kroacisë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/13 at 6:02 PM
Kosova Times Published February 13, 2024
Share
SHARE

Sot në Prishtinë, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës së Republikës së Kroacisë, të udhëhequra nga zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe drejtori i Përgjithshëm Stribor Kikerec. Gjatë takimit u diskutua lidhur me ngritjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas njoftimit, zëvendësministri Ahmeti e njoftoi Kikerec për zhvillimet e fundit në vend dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në vitet e fundit.

“Më saktësisht, u bisedua për përfundimin e marrëveshjeve të cilat aktualisht janë në proces dhe nëpërmjet të cilave do t’i forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në fushat e diplomacisë, ekonomisë, arsimit, kulturës e sigurisë”, njofton MPJD.

Po ashtu, konsultimet u fokusuan në bashkëpunimin shumëpalësh midis dy vendeve, si dhe procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

“Zëvendësministri Ahmeti falënderoi Republikën e Kroacisë për mbështetjen e tyre të përhershme në zgjerimin e pranisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zhvillimet e fundit rajonale dhe botërore ishin temë tjetër, ku u diskutua për ndikimin e tyre në rajonin e Evropës Juglindore, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

“Me këtë rast zëvendësministri Ahmeti theksoi se Republika e Kosovës ka adoptuar të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Ai theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qëndruar krah shteteve demokratike për të kontribuar në paqen rajonale dhe botërore”, thuhet tutje në njoftim.

Palët përmbyllën konsultimet politike me pajtimin që të njëjtat të mbahen rregullisht në baza vjetore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm

Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Kosova Times February 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Integrimi evropian në fokus të samitit Bërdo-Brioni

Kosova Times Kosova Times September 11, 2023
Dronët iu ndihmojnë mortajistëve ukrainas t’i godasin objektivat ruse
Lukashenka refuzoi të marrë pjesë në darkën me Putinin dhe fluturoi për në Minsk
Zelensky gjen zgjidhje për gazin, Greqia bëhet qendra kryesore e energjisë për Kievin
Rohde: Të fillohet urgjentisht me plotësimin e kërkesave të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?