By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skena dhune në Serbi: Një polic qëlloi një grua me shuplakë
August 13, 2025
Zvicra vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
August 13, 2025
Aeroporti i Anchorage ku do te takohen Trump dhe Putin- Cila ishte rëndësia e tij gjatë Luftës së Ftohtë
August 13, 2025
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ushtria ruse dyshohet për dhunë sistematike të seksualizuar kundër ukrainasve
August 13, 2025
A do të shkëputet Azerbajxhani nga Rusia?
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti pas deklaratës së O’Brien: S’po rrezikohet partneriteti me ShBA-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti pas deklaratës së O’Brien: S’po rrezikohet partneriteti me ShBA-në
Ballina 1Lajme

Kurti pas deklaratës së O’Brien: S’po rrezikohet partneriteti me ShBA-në

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 4:36 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, se Kosova e rrezikoi partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Duke folur për gazetarë të mërkurën në Prizren, Kurti tha se e vlerëson ShBA-në si partnerin më të rëndësishëm të Kosovës.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha Kurti.

Ai foli një ditë pasi O’Brien tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien të martën.

I pyetur me këmbëngulësi nga gazetarët për deklaratën e O’Brien, Kurti e përsëriti disa herë: “Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet”.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi më 1 shkurt një rregullore të re e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimin e serbëve të Kosovës.

Në fillim të kësaj jave, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa Kurti tha të njëjtën ditë se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.

Të mërkurën, duke folur në qytetin jugor të Kosovës, Kurti e mbrojti vendimin për dinarin, duke thënë se ai nuk parasheh masa ndëshkuese në, siç tha, planin 10-pikësh të BQK-së për zbatimin e rregullores së saj.

“Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e rregullores, Banka Qendrore nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incident, ne duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioriteti ynë, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”, tha Kurti.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët do të mund të hapin llogari, pa pagesë, ku mund të bartin paratë e tyre në dinarë, të cilat më pas do të konvertohen në euro për të kryer pagesa.

You Might Also Like

Tre persona arrestohen në Deçan për armëmbajtje të paautorizuar

Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Aksident trafiku me fatalitet në fshatin Nekoc

121 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gërvalla: Çmimi në Japoni dëshmon misionin moral të RTK-së për të vërtetën

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
Zogaj kritik ndaj Albin Kurtit: Leje Prishtinën, tregona për Urën e Ibrit
Arrestohen tre persona në Pejë për sulm ndaj personit zyrtar
30 hajdutë hynë në sallon dhe vodhën 13 makina, shikoni si përfundoi gjithçka… (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?