By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova e artë e shndërruar në bronz!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova e artë e shndërruar në bronz!
Ballina 2Opinion

Kosova e artë e shndërruar në bronz!

Kosova Times
Last updated: 2024/02/15 at 10:27 AM
Kosova Times Published February 15, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Me të përfunduar lufta çlirimtare, në Kosovë vërshuam lapidaret e mermerit më të kushtueshëm në tregun botërorë. Pllakat gjigante dhe të kushtueshme gjithandej varrezave, arave dhe maleve, vendbanimeve urbane, lagjeve e fshatrave. Mirëpo, viteve të fundit, më nuk bëhet fjalë për pllaka, por për përmendore enorme që po mbijnë sikurse kërpudhat pas shiut.

Pllakat e mermerit dhe varfëria në Kosovë

Para dhe gjatë luftës në Kosovë ekzistonte bindja e përgjithshme qytetare, se pas përfundimit të luftës Kosova do të ecë më hapa të shpejt përpara dhe se gjërat do ta marrin të mbarën, do të rritet dashuria në mes të njerëzve, do të shtohet humanizmi e solidariteti ndër qytetar, do të ketë rimëkëmbje e zhvillim ekonomik të vendit, e çka jo tjetër.

Të bindur në këto gjëra që s’ndodhën asnjëherë në Kosovën tonë të dashur, shumë nga mërgimtarët e viteve të ’90-ta, qoftë azilkërkues apo më statut të rregulluar të emigrantit, i lanë ato vendet e bukura, ia kthyen shpinën luksit të perëndimit dhe u kthyen në atdheun e tyre të shenjt-Kosovën e lirë dhe të pavarur, për të rifilluar jetën në shtetin e ri.

Në fillim, vullneti dhe shpresat e të riatdhesuarve në vendin e tyre të lindjes ishin shumë të mëdha, ngase pritnin zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, por më kalimin e viteve shpresat filluan të veniten nga zhvillimet e papritura e të padëshiruara si pasojë e futjes së kulturave të huaja në vendin tonë, e për më tepër nga qasja e gabuar e qeverisjes së vendit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë e këndej.

Qasja egoiste për përfitime materiale e “historike”, fillimisht u shfaq nga grupe të caktuara, me tendencën e përfitimit moral e material nga lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së, nga rezistenca dhe qëndresa heroike e popullit të Kosovës, më qëllimin e marrjes së primatit të çlirimtarëve dhe e shpëtimtarëve të vendit!

Pa ikur koha e lapidareve, erdhi koha e shtatoreve (përmendoreve)

Kjo dukuri fillimisht u shfaq më ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të vazhduar tutje më ndërtimin e komplekseve memoriale, ndërtimin e shesheve e rrugëve, të veshura në pllaka mermeri, granit e gurë të çmueshëm, varësisht prej fuqisë politike e “ekonomike” të “bosëve” partiak.

Madhështia e këtyre komplekseve e shesheve dallon jo për nga madhështia e të rënëve, por nga “madhështia” e liderëve partiak, nga e cila varion edhe kostoja e komplekseve dhe shesheve, duke filluar nga dhjetëramijëra euro, në qindramijëra e deri në miliona euro.

Kjo ndodhi dhe po ndodh në Kosovën e varfër, në vendin e vetëm në rajon ku qytetarët nuk gëzojnë nga shteti sigurime shëndetësore, ku pensionistet marrin vetëm rreth 100 euro në muaj, ku rreth 30 % e popullatës janë të papunë, ku rroga mesatare e atyre që punojnë në ketë vend është e pamjaftueshme për të mbijetuar nga ngritja e inflacionit.

Në të gjitha vendet ku kanë ndodhur luftërat çlirimtare, ekziston një memorial i lirisë për të gjithë të rënët dhe vetëm një ditë e dëshmorëve, por jo dhjetëra e qindra sosh çfarë janë sot në Kosovën tonë të dashur.

Pa ikur koha e lapidareve, erdhi koha e shtatoreve (përmendoreve) super të kushtueshme!

Viteve të fundit është duke ndodhur një garë e pashembullt në ndërtimin e përmendoreve të kushtueshme anë e kënd Kosovës, varësisht prej shtrirjes gjeografike të krahëve të luftës dhe paqes, duke uzurpuar prona të lira publike me ndërtimin e shtatoreve partiake!

Përderisa në të kaluarën përmendoret ishin të pakta në numër dhe ishin pikëtakim i të rinjve, sot kur janë bërë shumë, të rinjtë mungojnë (kanë ikur në perëndim), tek përmendoret takohen vetëm fajdexhinjtë, narkomanët, hajdutët, të korruptuarit dhe bosët e krimit të organizuar!

Ndarja në baza partiake e dëshmorëve

Ndarja dhe përçarja e skenës politike, mes partive dhe grupeve të caktuara të interesit brenda tyre është duke reflektuar edhe në ndarjen e dëshmorëve të lirisë, në ndarje rajonale dhe partiake të dëshmorëve: Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Gollakut, Pashtrikut, Rugovës, e kështu më radhë deri të ndarjet partiake, në dëshmorë të PDK-së, AAK-së, LDK-së, PSD-së, NISMA-s, Listës GUXO dhe të LVV-së!

Një ndarje e tillë e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë është më tepër së fyerje që ju bëhet atyre që ranë në altarin e lirisë, të cilët ranë, jo si anëtarë të kësaj apo asaj partie politike, por pse ishin patriot e liridashës të vërtetë të atdheut, për të cilin dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre.

Sot në Kosovë janë me qindra, ndoshta edhe mijëra familje të dëshmorëve që janë lënë në harresë të plotë nga shteti, të zhytur thellë në varfëri të skajshme, më thyerje të mëdha shpirtërore nga denigrimi socio-ekonomik.

Shumë nga çlirimtarët e djeshëm, sot luftojnë për ekzistencë, duke punuar si hamall rrugëve të kryeqytetit e gjithë Kosovës për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët e tyre.

Si pasojë e kësaj situate, viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e vetëvrasjeve të ish çlirimtarëve, veprimtarëve dhe aktivistëve më të devotshëm të çështjes kombëtare, të shkaktuara nga thyerjet e mëdha shpirtërore dhe qasja e gabuar e qeverisjeve të vendit nga paslufta e këndej e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së 17 Shkurtit 2008.

Është e rëndë dhe e papërballueshme për luftëtarët, invalidët dhe veteranët e vërtetë të UÇK-së, veprimtarët e aktivistët të mbetur në varfëri, kur i shohin kolegët e tyre të deridjeshëm (të luftës e të paqes) të shndërruar në milionerë brenda natës, me biznese të shumta, me shtëpi të mëdha dhe luksoze, me vetura nga më të shtrenjtat e më privilegje të shumta që ua garanton ky shtet i kthyer në bronz, i cili për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë!

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Kosova Times February 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Austria ka nisur një hetim kundër Raiffeisenbank
Shqiptarët e veriut të entuziazmuar për rikthim në shtëpitë e tyre
Policia me aktivitet për kontrollin e mallrave dhe udhëtarëve
Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?