By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A mund të mbrohet Evropa pa ShBA-në?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A mund të mbrohet Evropa pa ShBA-në?
Ballina 2Rajon / Botë

A mund të mbrohet Evropa pa ShBA-në?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 9:25 AM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan të enjten ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse. Po çfarë ndodh nëse ShBA tërhiqen nga Evropa?

Në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po ashtu u vendos aleanca për dronët. Stoltenberg premtoi edhe 1 milion dron për Ukrainën.

Por NATO ka mjaft probleme edhe tani. Aktualisht ka shumë pak municion për Ukrainën, lufta është në ngërç me shumë viktima dhe pa perspektivë për një zgjidhje të negociuar. Problem tjetër – pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake amerikane që Kievit i nevojitet urgjentisht. “Gjëja e fundit që na duhet është një diskutim rreth armëve bërthamore,” thotë ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Ai foli para selisë së NATO-s në Bruksel, por mesazhi i tij është drejtuar drejt Berlinit, duke thënë se është “një diskutim kompleks, i cili as që duhet nisur”.

Partneri i tij i koalicionit Christian Lindner nga FDP mund të ndihet i prekur me këtë deklaratë, si dhe kolegia tij partiake Katarina Barley, kryesuesja e listës së SPD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në një intervistë ajo tha se është e hapur për të diskutuar për bombën atomike evropiane në kuadër të diskutimit për ushtrinë evropiane.

Pa trupat amerikane mungon fuqia e duhur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu beson se hapja e debatit për bombat e reja bërthamore është krejtësisht e gabuar. Nëse diçka ka funksionuar deri më tani, tha Jens Stoltenberg, ishte mbrojtja bërthamore. “Ne nuk duhet të cenojmë besueshmërinë e tyre”, tha Stoltenberg. Sidomos pasi mburoja bërthamore amerikane për Evropën është pothuajse e vetmja gjë që ende nuk është vënë në pikëpyetje në dokumentet strategjike të kampit Trump.

Nga këndvështrimi i politologes Jane Puglierin, evropianët përballen me një problem krejtësisht tjetër, e ai është në fushën e mbrojtjes konvencionale. Ajo sheh rrezikun që amerikanët të tërhiqen. Kreu i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) i referohet “NATO-s së fjetur”. Është një dokument që shkaktoi një valë reagimesh në Uashington. “Kjo ka të bëjë me faktin se mbrojtja konvencionale e Evropës përballohet vetëm nga evropianët”, thotë Puglierin.

Në rast mosmarrëveshjesh me amerikanët do të thyhej vetë boshti kurrizor i mbrojtjes evropiane. Ushtarët amerikanë do të tërhiqeshin nga Evropa dhe bashkë me ta edhe aftësitë si zbulimi, transporti ajror dhe vendosja e shpejtë e trupave luftarake me rezerva të mëdha municioni. Kryesisht gjithçka që i mungon “shumicës së ushtrive evropiane”, thotë Puglierin.

Mungesa e koordinimit

Mangësia duhet të eliminohet me armatim masiv. Me fillimin e luftës në Ukrainë, pati një rritje të paprecedentë të shpenzimeve për mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s. Sipas të dhënave të NATO-s, vetëm në vitin 2024 shpenzimet do të arrijnë në 380 miliardë dollarë ndërsa 18 vende nga 31 sa janë anëtare të aleancës do të ndajnë të paktën dy për qind të PBB-së për ushtrinë.

Por vetëm paratë nuk do ta zgjidhin problemin, ka frikë Puglierin. Për sa kohë që qeveritë kombëtare kanë ambicie për të prodhuar tanket, nëndetëset dhe pajisjet e tyre, bashkëpunimi ushtarak do të jetë i vështirë. “Koordinimi i furnizimit evropian me armë dhe municione mezi po funksionon,” edhe pse buxhetet e mbrojtjes kombëtare janë rritur, beson ajo. “Reflekset kombëtare kanë përparësi”, thotë Puglierin.

ShBA pret nga BE më shumë mbështetje për Ukrainën

Tank evropian për të gjithë – është ende vetëm një projekt i mundshëm për të ardhmen, jo për gjendjen aktuale. Në këtë pikë ka një boshllëk të madh që duhet të mbushet. Ambasadorja e ShBA-së në NATO, Julianne Smith thotë se nuk mund të parashikojë se kur ShBA do të miratojë 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. “Ne e dimë se miqtë tanë në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë urgjente”, tha ajo në një intervistë për studion e ARD-së në Bruksel. Ajo sqaroi se amerikanët presin dhe shpresojnë që evropianët të veprojnë më shumë kësaj radhe. “Mendoj se mbështetja vjen si nga Gjermania, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë, njerëzit në Ukrainë mund të vërejnë se ndihma do të vazhdojë.

Pritshmëritë janë të larta. Edhe për NATO-n kjo është një situatë e pazakontë. Shtetet e Bashkuara, fuqia më e fortë ushtarake në botë, nuk janë në gjendje në Kongres të miratojnë ndihmën e premtuar ushtarake. E kjo po ndodh nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, i cili është plotësisht i orientuar drejt aleancës transatlantike. Ndërsa me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë gjërat mund të ndryshojnë shumë më shumë.

You Might Also Like

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Parlamenti armen voton për anëtarësim në BE

Kosova Times Kosova Times March 26, 2025
Biden i quajti plehra mbështetësit e Trump
Osmani në samitit të Frankofonisë: Kosova përbën histori suksesi në zhvillimin e komunikimit
Gjoba për turistët që qëndrojnë në ura ose shkallë, Venecia përcakton rregullat e reja për vizitorët
S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?