By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 10, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
October 10, 2025
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë
Ballina 1Lajme

Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 1:42 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca nisi me himnin shtetëror, teksa të pranishëm janë mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike.

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve në përvjetorin e 16-të të shtetësisë ka theksuar se 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike.

“…është reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja e harmonia janë thelbësore për suksesin tonë. Republika jonë po konsolidohet  çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e vet në botë”, ka theksuar Osmani.

Ajo tutje theksoi se për qytetarët e Kosovës të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal.

“Ky ideal i rrëmbeu zemrat, e shumë herë edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, të nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, të cilët dhanë shumë për këtë tokë dhe e mbajtën ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E ne do ta shpjermë tutje sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, ka nënvizuar Osmani.

17 Shkurti po aq sa është datë unike për datën e saj historike, është po kaq shumë e veçantë në rrafshin emocional, tha presidentja Osmani, duke u shquar si dita që na përbashkon rreth një kauze – dashurisë për Republikën dhe përkushtimit për ta ngritur lart emrin e saj.

“Rrugëtimi ynë i shënuar nga sfidat dhe triumfet është dëshmi e qëndrueshmërisë së shpirtit njerëzor dhe është një histori që vazhdon të zhvillohet  çdo ditë që kalon. Përkundër vështirësive shekullore, ne rezistuam dhe e mbajtën kokën me shumë krenari e vendosmëri lart, jo vetëm duke u shpërfaqur si shembull i shtetndërtimit, i rrënjosur në vlerat demokratike, por edhe duke u zotuar se çdo ditë e re do të na gjejë më mirë se dita paraprake. Kosova sovrane është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur vullneti i pamposhtur i qytetarëve bashkohet rreth një qëllimi të përbashkët. Prandaj, le ti gëzohemi lumturisë që sjell fakti se ne jemi popull i lirë mes popujsh të lirë”, ka shtuar e para e shtetit.

Ajo tutje theksoi se sot i përulemi së pari brezave që iu dedikuan lirisë. “Le ta bashkojmë fuqinë tonë në kujtim të etërve themelues, të grave e burrave, të bijve e bijave të kësaj toke të cilët sakrifikuan gjithçka, që nuk u dorëzuan që pavarësisht se historia u soll pabesisht  me ta”, ka nënvizuar Osmani.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit nga serbët

Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin

Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja ka zhvilluar një plan të ri për ndihmën ushtarake për Ukrainën me vlerë 20 miliardë euro

Kosova Times Kosova Times January 22, 2024
Skena horor! Hebrenjte urinojnë mbi trupat e palestinezëve të vrarë,të zhveshur lakuriq ! (VIDEO)
MFPT fillon zbatimin e sistemit të regjistrimit dhe përcjelljes së faturave
Ajten Krasniqi nga Mitrovica ndër 100 gratë më me ndikim në Turqi
Reagon vëllai i Thaçit ndaj Speciales
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?