By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: New York Times në 2007: Kurtit nuk i bëri përshtypje premtimi i Bushit për pavarësinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > New York Times në 2007: Kurtit nuk i bëri përshtypje premtimi i Bushit për pavarësinë
Ballina 1Lajme

New York Times në 2007: Kurtit nuk i bëri përshtypje premtimi i Bushit për pavarësinë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 2:18 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Albin Kurti, sistematikisht kishte qenë mosbesues ndaj Pavarësisë së Kosovës. Me zë e figurë, në mediume vendore e ndërkombëtare, ai vazhdimisht kishte përsëritur të njëjtin refren se “Pavarësia ka me mbet veç ëndërr”. Me këtë mosbesim, ai iu kishte drejtuar turmës në protestën e 10 dhjetorit të vitit 2007, në qendër të Prishtinës.

Mosbesimi dhe kundërshtia e tij në raport me Pakon e Ahtisarit dhe Pavarësinë e Kosovës u kishte rënë në sy edhe mediumit prestigjioz amerikan, “The New York Times”.

Mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times”, në qershor të vitit 2007 kishte publikuar një artikull, ku kishte treguar për pikëpamjet e Albin Kurtit në lidhje me procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan Demokracia.

Kryeministrit të tanishëm nuk i kishte lënë përshtypje as fjalimi dhe premtimi i ish-presidentit George W. Bush për Pavarësinë e Kosovës dhënë e thënë në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

“Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur“, kishte thënë më 10 qershor 2007, ish-presidenti amerikan Bush në Tiranë.

Por, ky premtim, sipas mediumit amerikan “New York Times”, nuk e kishte impresionuar Albin Kurtin, atë kohë.

“Ashtu si shqiptarë të panumërt etnikë në Kosovë, Albin Kurti e kaloi fundjavën i ngjitur pas televizorit, duke parë vizitën e Presidentit Bush në Shqipëri. Ai ishte i etur të shihte se çfarë do të thoshte zoti Bush nga përtej kufirit për përpjekjet e Kosovës për të fituar pavarësinë e saj nga Serbia“, thuhej në artikullin e “New York Times”, më 12 qershor të vitit 2007.

“Zoti Bush tha se ai e mbështeste pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të ishte e mundur, por z. Kurti, i cili kundërshton rolin e Kombeve të Bashkuara në përcaktimin e statusit të Kosovës, nuk i bëri përshtypje“, thuhet në këtë artikull të “New York Times”.

Madje, përpos mosbesimit ndaj ish-presidentit Bush, Kurti ishte shprehur edhe kundër planit të Kombeve të Bashkuara, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bazuar në këtë plan do të kishin shumë pushtet në Kosovë e Kurti ishte kundër kësaj, duke e quajtur edhe situatë koloniale.

Ai besonte se plani i Kombeve të Bashkuara për provincën do t’i linte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën me shumë pushtet, duke vënë në dukje se do të lejonte një figurë të caktuar të ndërhynte në çështjet e policisë dhe gjyqësorit të Kosovës.

“Kjo është një situatë tipike koloniale“, tha Kurti.

“Sigurisht që ka mbështjellje moderne, por mbetet një situatë koloniale”.

Artikulli i plotë: https://www.nytimes.com/2007/06/12/world/europe/12kosovo.html

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çmimi Saharov u jepet dy gazetarëve disidentë bjellorusë dhe gjeorgjianë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2025
Raportohet se zyrtarët e Moskës po i ikin mobilizimit ushtarak
Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe
Mbidhet qeveria, merr këto vendime
Osmani për Krasniqin pasi doli kampione: E pandalshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?