By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian
Rajon / Botë

Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 8:24 PM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Mali i Zi po vazhdon rrugëtimin politik në dy kahe të ndryshme që sipas analistëve dhe opozitës mund të shkaktojë fërkime të rrezikshme politike në një vend shumetnik.

Kryeministri Milojko Spajiç këtë javë mori mbështetje të dukshme nga Brukseli, ku zyrtarët europian përshëndetën progresin e arritur në Mal të Zi në vetëm tre muajt e qeverisjes së tij.

“Ata janë të kënaqur me përparimin e bërë në Mal të Zi në vetëm tre muaj. Thonë se ndjesia subjektive është sikur kanë kaluar tre vjet, jo tre muaj, siç është bërë në kohërat e shkuara,” tha Spajiç.

Ai theksoi se projektet që po realizohen janë shumë të rëndësishme për integrimin e ekonomisë malazeze në ekonominë evropiane.

Në këtë kuadër edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përgëzuar Malin e Zi për progresin e arritur në fushën e integrimeve evropiane në 100 ditët e para të qeverisë.

Zonja Von der Leyen theksoi se “janë arritur rezultate të mëdha dhe pas 100 ditësh është e mrekullueshme të shohësh Malin e Zi të fokusuar plotësisht në qëllimin e tij të pranimit, duke bërë përparim të mirë”.

Analistët dhe opozita ndërkaq vlerësojnë se përkundër përpjekjeve të qeverisë malazeze ka synime nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse që ta ndalojnë Malin e Zi në rrugën evroatlantike.

Analisti Aleksandar Sasha Zekoviç thotë: “në opinioni malazez është evidente që ka dallime të theksuara për shumë çështje jetike siç është lufta në Ukrainë, dallimet në strukturën etnike, ideologjike, fetare dhe përpjekja e forcave të brendshme pro-serbe dhe pro-ruse për ta ndaluar Malin e Zi në rrugën evroatlantike”.

Në këtë kuadër partitë opozitare kanë kritikuar kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç për qëndrimin e tij pro-serb dhe pro-rus duke mos respektuar kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Për veprimet e zotit Mandiç opozita, ngriti kallëzim penal me dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të postit të kryetarit. Kallëzimi penal është nënshkruar nga katër parti opozitare, të cilët në një konferencë me gazetarë thanë se kryetari i parlamentit në kabinetin e tij vendos simbole dhe flamurin e shtetit serb.

“Duke shfaqur flamurin e një shteti të huaj, që është simbol kombëtar i vetëm një kombi, ka kryer veprën penale të diskriminimit. Është e qartë për ne se Mandiç ka një rol politik për të ndryshuar karakterin e vendit dhe se ai dëshiron të prezantojë zyrtarisht Malin e Zi në botën serbe,” tha përfaqësuesi i opozitës malazeze, Andrija Nikoliç.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Nuk është turp të kërkosh ndihmë”

Kosova Times Kosova Times March 17, 2024
Stormy Daniels dëshmitare në gjyq, tregon si u takua me ish-presidentin Trump
Një vajzë (11) nga Sierra Leone u shpëtua nga deti pranë Italisë pas tre ditësh
Banka tregtare kineze refuzoi te punonte me kompanite ruse
Rregulat e trenave gjermane po ndryshojne: Nëse do të shkoni në Kampionatin Evropian, duhet ta dini këtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?