By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës
June 27, 2025
Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
June 27, 2025
Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit
Ballina 1Lajme

Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/19 at 10:14 AM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për DW ka thënë se qëllimi është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE.

DW: Në Konferencën e Sigurisë në Munih kësaj radhe të binte në sy, që në programin zyrtar nuk kishte asgjë për Ballkanin Perëndimor. Ndonëse pati dy evente anësore, ku shënohej Ballkan, ishte evidente mospërfshirja në rend dite. Si duhet shpjeguar?

Manuel Sarrazin: Unë besoj se secili e di, që ne ndodhemi në një fazë, kur lufta në Ukrainë, çështja e rendit të ardhshëm botëror, zgjedhjet në ShBA dhe Trumpi, duket se qëndrojnë në plan të parë një herë për një herë. Besoj se nuk duhet të harrojmë, se në të gjitha këto çështje aftësia strategjike e Evropës për ta zhvilluar pozitivisht Ballkanin Perëndimor, do të jetë vendimtare për pyetjen, nëse do të na marrin seriozisht në çështjet e tjera. Sigurisht që nga BE kërkohet që të furnizojë Ukrainën, por tema së paku e dyta për nga rëndësia është Ballkani Perëndimor. Nëse atje kapaciteti i BE nuk funksionon në mënyrë adekuate, si mund të na marrë seriozisht dikush shumë, shumë larg nesh, në konkurrencën globale për çështjet e mëdha botërore.

DW: Pati një panel lidhur me zgjerimin e BE. Në të mori pjesë presidentja e Gjeorgjisë, një përfaqësuese e Ukrainës, Ballkani Perëndimor mungonte edhe atje. Dhe kur je në rajon, ke shpesh përshtypjen se njerëzit në fakt kanë frikë, se tema e tyre margjinalizohet si rrjedhojë e sfidave të mëdha që sjell Ukraina. Si e interpretoni këtë situatë?

Manuel Sarrazin: Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë, të themi frikë, se e shohim veten prej shumë kohësh duke pritur dhe tani të tjerët duket sikur po e parakalojnë Ballkanin. Së pari mendoj se duhet të kemi parasysh, se çdo histori suksesi e secilit vend drejt zgjerimit do t`i sjellë dobi të gjithëve. Ukraina ka bërë që Evropa të jetë e vendosur për ta dashur zgjerimin edhe me Ballkanin Perëndimor, të gjitha kryeqytetet, jo vetëm Berlini apo Brukseli, edhe të tjerët. Kancelari dhe ministrja e Jashtme janë shumë të lidhur me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në biografinë dhe mendësinë e tyre. Ukraina dhe Ballkani Perëndimor për ne nuk përbëjnë kundërshti, por të dy kanë një rëndësi të jashtëzakonshme gjeostrategjike.

DW: Kurrë më parë nuk ka pasur një formacion kaq të mirë të përfaqësuesve për Ballkanin në BE. Nga ana tjetër koha po ikën, ne jemi tani pak para zgjedhjeve evropiane dhe do të ketë me siguri shumë ndryshime në nivel evropian. Çfarë duhet të nxjerrim nga kjo për politikën ndaj Ballkanit Perëndimor. Çfarë duhet të ndodhë në këtë dritare të shkurtër që është ende aty?

Manuel Sarrazin: Unë mendoj se është e qartë, të gjithë e kanë të qartë, që në këto kohë po shkruhet histori. Historia shkruhet shpesh më shpejt nga ç`e mendon. Unë mund të them se nuk kam përshtypjen, se punës, veprimtarisë sime po i ikën koha, por çështja është që të punojmë së bashku, që ne, politika e qeverisë gjermane si shtet anëtar i BE-së, të japim kontributin tonë, në mënyrë që koncerti evropian të jetë i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne të gjithë punojmë për një qëllim, që është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE. Dhe komisioni do të bëjë së shpejti propozime të reja, për ta bërë më të besueshëm rrugëtimin drejt këtij qëllimi.

DW: Le të ndalemi edhe tek Bosnja e Kosova: Për Bosnjën 12 marsi është një moment i rëndësishëm. A nuk të krijohet përshtypja se vendi po bën një zhvillim politik për të plotësuar më mirë klauzolat e tij. Çfarë duhet të ndodhë nga këndvështrimi juaj si i Ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që nga 12 marsi të hapet ndoshta një kapitull i ri?

Manuel Sarrazin: Koalicioni ka dhënë disa sinjale subtile, se është i gatshëm të bëjë disa reforma paraprakisht, për të na mundësuar që ta ndjekim pozitivisht rrugën. Këtë do ta shohim, shenjat subtile i shohim, por duam t`i shohim vërtet. Kjo më duket se është situata, ashtu siç është, dhe ne sigurisht që do ta mbajmë të fortë presionin, me qëllim që të shohim sa më shumë zhvillime pozitive. Vendimtare është besueshmëria, që ne të jemi të bindur se rruga e reformave do të vazhdohet më tej në mënyrë të qëndrueshme. Dhe për këtë ne duam të marrim sinjale nga Sarajeva.

DW: Sfera e dytë e konfliktit, apo ndoshta më e madhja në rajon, vazhdon të jetë çështja Kosovë – Serbi – dialogu. Shumë janë të dekurajuar, bëhen dy hapa përpara dhe pastaj dy prapa, nganjëherë tri hapa prapa dhe një hap para, dhe për këtë shumë edhe kanë thënë, ndoshta dritarja tani mbyllet, kush e di çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve evropiane, pas zgjedhjeve në ShBA. Cila është qasja e të Ngarkuarit për Ballkanin Perëndimor për të sjellë atje një përparim, në mënyrë që dikur të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme në marrëdhënien ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Manuel Sarrazin: Së pari duhet thënë se dritarja nuk është mbyllur ende. Ne kemi të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajcak, i cili punon, ai ka një agjendë dhe do që të arrijë zbatimin dhe implementimin e Ohrit. Dhe qasja jonë është që ta mbështesim atë dhe të bëjmë gjithçka, që kjo dritare të shfrytëzohet, të cilën Miroslav Lajcak e plotëson tani. Ai është shumë aktiv dhe kjo është qasja jonë. Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë paskëtaj. Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare. Unë shoh në të dyja palët se politika e brendshme do të bëhet një faktor i rëndësishëm. Dua ta them në mënyrë eksplicite; e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE dhe kjo duhet të qëndrojë nganjëherë mbi politikën e brendshme.

DW: Si Vuçiç ashtu edhe Albin Kurti ishin në Munih. Ka ndonjë lajm pozitiv pas bisedimeve me këto dy politikanë për t`u treguar apo ndonjë shenjë shprese? Pati ndonjë impuls për të cilin mund të thuhet se po ndodh diçka?

Manuel Sarrazin: Jo diçka për cilën unë mund të flisja këtu. Por një gjë mund të dihet me siguri, se qeveria gjermane mbetet e angazhuar për të bërë gjithçka, në mënyrë që këtu së shpejti të këtë përparim.

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

Kosova Times Kosova Times May 12, 2025
Varadkar: BE t’ia heqë masat Kosovës, Ascociacioni të mos jetë mikro-shtet
IGES: Rama ka vlerësuar gabim Vuçiqin i cili erdhi në pushtet me pikëpamje më radikale
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti
Biden zotohet se do ta ndihmojë Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?